LIVE UPDATES
Aktualitet

U ekzekutua me kallashnikov në banesë, njohja e Gentjan Bejtjas me të vrarin e dy viteve më parë. Çfarë thoshte ish-efektivi dhe pse nuk i shkoi në varrim

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve. Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim, Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit. Po ndërsa familja po i jepte lamtumirën e fundit të afërmit të saj, nga ana tjetër policia vijonte me marrjen e dëshmive. Personi i fundit që e kishte lënë për t’u takuar me Çalin natën e vrasjes ishte një i njohuri i tij i fëmijërisë, por takimi nuk u krye.

15 Mars 2024, 19:31 Nga h.k
U ekzekutua me kallashnikov në banesë, njohja e Gentjan Bejtjas me
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË-Gentjan Bejtja i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pasditen e sotme në banesën e tij në Fushë Krujë, kishte pasur miqësi me Iljaz Çalin, i ekzekutuar gjithashtu me armë zjarri më 4 prill të vitit 2022.

Madje, Bejtja ishte personi i fundit me të cilin kontaktoi viktima. Përveç njohjeve midis tyre, nuk dihen fijet që i lidhin në prapaskenë dhe që kanë sjellë deri më tani disa viktima. Emisioni “Në Shënjestër”, nga Klodiana Lala ka zbardhur kohë më parë dosjen hetimore dhe dëshminë e Gentjan Bejtjas për vrasjen e Iljaz Çalit.

Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej. Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’. Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”. Siç do të pohonte edhe Gentjan Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë. “Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë nuk kisha miqësi me të dhe nuk kisha lidhje aq të forta me familjen”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve. Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim, Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit. Po ndërsa familja po i jepte lamtumirën e fundit të afërmit të saj, nga ana tjetër policia vijonte me marrjen e dëshmive. Personi i fundit që e kishte lënë për t’u takuar me Çalin natën e vrasjes ishte një i njohuri i tij i fëmijërisë, por takimi nuk u krye. Ndërsa Çali u qëllua nga një makinë në lëvizje në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, vetëm pak çaste kishte shkëputur komunikimin me mikun e tij, ku autorët thuhet se e kishin ndjekur nga pas dhe 3 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes.

“Iljasi nuk ruhej. Ai nuk kishte shfaqur as shqetësime. Unë lëvizja vazhdimisht me të. Madje e kishim lenë të takoheshin bashkë atë dhe mbrëmje, por unë duhet të çoja fëmijët te gjyshja”.

Edhe pse nuk ka ende një autor të dyshuar mbi ngjarjen, policia po vazhdon të hetojë disa pista lidhur mbi ekzekutimin e Iljas Çalit, ku pista më e fortë mbi krimit mbetet lufta për kromin. Një luftë e përgjakshme që duhet thënë se ka marrë shumë jetë njerëzish jo vetëm brenda por mbi të gjitha jashtë galerive. Aty ku interesat janë edhe më pranishme dhe kanë çuar në eliminime të kohë pas kohshme dhe rivalitet që po prodhon gjak dhe dhunë të përzier me krom.

Një tjetër pistë, është konflikt për një pronë, për të cilën siç thuhet nga hetuesit kishte interes një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit. Kontaktet telefonike të viktimës janë duke u verifikuar nga hetuesit, por siç thuhet në dosje, ai fliste pak dhe rrallë.  Por pavarësisht kësaj në celularin e Iljas Calit janë zbuluar kontakte me njerëz të botës së krimit, të cilët janë duke u hetuar si të dyshuar për vrasjen.

gentjan bejtja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj