Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme dhe katër të tjerë janë proceduar të lirë në Tiranë. Mësohet se G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç u kapën në flagrancë duke luajtur poker në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".
Për pasojë u proceduan të lirë B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç dhe L. G., 39 vjeç, pasi kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente. Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 3".
Arrestohen 5 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".
Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 3".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:
- B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
- L. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fatjon dautaj KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautajt dhe të afërmve të tij&nbs...
foto ilustruese DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje n&e...
foto ilustruese ELBASAN- Tre të mitur përkatësisht të moshave 13 dhe 14 vjeç janë larguar ditën e djeshme nga qen...
foto ilustruese TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin ...
foto e apartamenteve Vlora Marina projekti që ju mundëson të merrni çelësat e apartamentit gati për banim Kur vendos p&eum...
foto ilustruese KUKËS- Është zbardhur skema e mashtrimit që kanë përdorur 22 efektivët e "Rrugores" në Kukës, ...
Foto ilustruese TIRANA- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dh...
Edlira Çepani TIRANË- Ish-deputeti i ndjerë Gerti Bogdani u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit. Paradite...
Jahti VELIPOJA- Katër të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare m...
Foto ilustruese TIRANA- Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do t...