LIVE UPDATES
Aktualitet

U largua me barrelë nga Shqipëria, biznesmeni libanez thyen heshtjen pas 6 vitesh: Pse s'u arrestua “Rrumi i Shijakut”

Mitri deklaroi se ishte i bindur që pas dhunës së ushtruar ndaj tij në datën 10 shtator të vitit 2016, qëndronte pikërisht ai. Libanezi thotë se Aleksandër Laho me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”, ia kishte thënë qartë që “duhej të largohej menjëherë nga prona e tij”.

27 Nëntor 2022, 22:13 Nga F.M
U largua me barrelë nga Shqipëria, biznesmeni libanez thyen heshtjen
Fadi Mitri

TIRANË- Biznesmeni libanez Fadi Mitri, i cili u largua me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua me shkopa bejsbolli në vitin 2016, kërkon drejtësi edhe gjashtë vite pas ngjarjes. Në një rrëfim për ‘Review’, Mitri thotë se është i zhgënjyer nga organet e drejtësisë shqiptare, për mënyrën se si e kanë trajtuar çështjen e tij.

Pas shpalljes në kërkim të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) nga Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë, Mitri deklaroi se ishte i bindur që pas dhunës së ushtruar ndaj tij në datën 10 shtator të vitit 2016, qëndronte pikërisht ai. Libanezi thotë se Aleksandër Laho me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”, ia kishte thënë qartë që “duhej të largohej menjëherë nga prona e tij”.

Sipas Mitrit, pavarësisht se asokohe ai i ka vendosur në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ku pretendon se ka dorëzuar fakte të pakundërshtueshme për dhunuesit, drejtësia nuk ka bërë asgjë për të arrestuar fajtorët.

Prokuroria e liroi nga akuzat ‘Rrumin e Shijakut’ me arsyetimin se nuk kishte fakte. Sot biznesmeni libanez Fadi Mitri ende vuan pasojat shëndetësore nga dhuna e ushtruar, ndërsa Aleksandër Laho është i lirë. Pak ditë më parë, ai u shpall në kërkim për akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.  Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj. Prokuroria ka 2 video që u gjetën në telefonin e Rrumit, që mendohet të jenë regjistruar në vitin 2017. Rrumi shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Ish-avokati i vënë nën hetim ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato. 

Si ndodhi dhunimi i biznesmenti libanez?

Ishte data 9 Shtator e vitit 2016. Biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri i ishte drejtuar aeroportit të RInasit. Ai, ndodhej në një fuoristradë tip Mitsubishi që drejtohej nga shoferi E.M. Gjatë rrugës, ata ndiqeshin nga një fuorisradë e zezë tip Touareg. Biznesmenit iu duk i dyshimtë mjeti që i ndiqte dhe i ka fotografuar. Në kryqëzimin e Laknasit, Tuaregu përplas nga pas qëllimisht mjetin e Mitrit. Nga aty dalin tre persona të cilët e dhunojnë barbarisht me sende të forta. Pas ngjarjes, tre dhunuesit janë larguar me shpejtësi nga zona. Dhuna ndodhi në prani të bashkëshortes së biznesmenit libanez.

Biznesmeni libanez, u kishte vënë në dispozicion prokurorëve foto të një personi që kishte parë në një prej protestave në vitin 2014 në Gjirin e Lalzit, kundër investimit të tij. Mitri deklaroi se ai person i ngjasonte me një prej dhunuesve, i cili rezultoi se ishte Aleksandër Laho. Ai njihet gjerësisht me nofkën Rrumi. Rrumi, u shoqërua nga policia pas ngjarjes. Ai pati alibi se atë ditë ndodhej jashtë shtetit. Lidhur me prezencën e tij në protestën e zhvilluar në vitin 2011, kundër investimit të Mitrit, Rrumi tha se ndodhej në plazh rastësisht dhe u bashkua me fshatarët.

Rrumi deklaroi para prokurorit se nuk kishte asnjë konflikt pronësie me biznesmenin e huaj. Ky shtetas u vu në përgjim por nuk u siguruan të dhëna me interes për hetimin e çështjes. Në datën 17 Mars të vitit 2017, biznesmeni libanez u largua përfundimisht nga Shqipëria ndërsa kompania njoftoi tërheqjen nga investimi.

Dhuna ndaj biznesmenit nuk ka ende një autor. Pas largimit te Fadi Mitri nga Shqipëria, Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik. “Omnix Albania”, kompania e Mitrit do të investonte 280 milionë euro tek Gjiri i Lalzit.

fadi mitri aleksander laho rrumi i shijakut

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj