11 Nëntor 2025, 17:55
Nga E. D
Muçi Shaljani (Sheqeri), Sajmir Tahiri
TIRANË- Një atentat mafioz, i cili ndodhi në mesditë pranë aeroportit të Rinasit tronditi vendin sot. Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur, pasi në vitin 2011 së bashku me të vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.
42-vjeçari, sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u përplas me Tahirin 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.
Në atë kohë, 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të shkonte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Po atë ditë, Tahiri i është prezantuar të riut se ai ishte deputet, por Sheqeri nuk e ka marrë parasysh këtë dhe është përgjigjur duke i thënë: "e kujt i ha.. se ti je deputet".
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e sotme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil. Ndërkohë, Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve./Dosja.al
gilmando dani saimir tahiri muçi shaljani (sheqeri)
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 17:24
E. D
Gilmando Dani, Muçi Shaljani (Sheqeri)
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga brenda makinës, ku u ekzekutua Gilman...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 17:00
M.L
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më par&e...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 16:50
M.L
Gilmando Dani
TIRANA- Gilmando Dani u ekzekutua në atentatin që ndodhi pasditen e sotme në rrethrrotullimin pranë Aeroportit t&eum...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 16:50
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin mafioz që ndodhi ...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 16:35
M.L
Foto ilustruese
KRUJË- Automjeti tip “Toyota Yaris” që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit me një të vra...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 16:26
E. D
lezhe
LEZHË- Policia e Shtetit ka zbarkuar në Lezhë, pas atentati ndaj krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.&nbs...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 15:50
I.A
Muçi Shaljani
TIRANË- Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore q&eum...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 16:19
E. D
Muçi Shaljani (Sheqeri)
TIRANË- Personi që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP i ci...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 15:37
E. D
trauma
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano ...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 15:53
M.L
Gilmando Dani
TIRANA- Gilmando Dani, 47 vjeçari që mbeti sot viktimë e një atentati në Rinas, mësohet se i kishte shp&...