Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
TIRANË- Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është rrëzuar nga ura e Paskuqanit ku më pas ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu më tej bëhet me dije se janë arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme.
Njoftimi i plotë
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Seksionin për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"; ndaluan shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë një makinë me qira të cilën e ka përplasur dhe nuk ka paguar dëmin e shkaktuar;
- ndaluan shtetasen A. Q., 21 vjeçe, për veprën penale "Dhuna në familje". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin S. N., 36 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti përplasur me murin rrethues të banesës së shtetasit V. Gj.
-
Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Mësohët se arrestimi i tij ka ardhur pasi ...
daniel qose, david larti VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit "Greccia" në Dhërmi ku u v...
foto ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 , në vendin e quajtur "Mali i Ro...
foto ilustruese VLORË- Policia kufitare ka kryer kontroll në gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për verifikimin e...
foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë ...
policia HIMARË- Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit policor, "Tempulli 3". Një 32-vjeçar estonez ësht&eum...
pamje nga video e postuar TIRANË- Eksperti dhe sipërmarrësi Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet ...
droga LEZHË- Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë arrestuar për posedim të lëndëve nar...
Droga VELIPOJË- Më shumë se 24 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në Velipojë pas një operacioni kundë...
Foto ilustruese SELANIK- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona në Selanik pasi nuk iu bindën thirjes për...