LIVE UPDATES
Aktualitet

U shemb pas tërmetit të vitit 2019, pezullohet rindërtimin i shkollës "Gjergj Katrioti" në Durrës, shkak zbulimi i një vile antike

Ndërsa autoritetet shqyrtojnë të ardhmen e vilës romake të zbuluar në rrënojat e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, rindërtimi i shkollës mbetet peng i vendimmarrjes.

6 Shkurt 2025, 09:12 Nga B.Z
U shemb pas tërmetit të vitit 2019, pezullohet rindërtimin i
Gërmimi arkeologjik

DURRËS - Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin.

Specialistët janë kujdesur për të ruajtur veçanërisht mozaikët e zbuluar gjatë verës së kaluar, por sasia e madhe e reshjeve ka zënë vend në disa nga hapësirat. E ardhmja e këtij territori nuk është vendosur ende, megjithëse relacioni profesional i gërmimeve është paraqitur gjashtë muaj më parë.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (KKTK) nuk ka përcaktuar ende nëse zbulimi i deritanishëm arkeologjik do të ruhet dhe do të konservohet i plotë, apo në një pjesë të sipërfaqes do të ndërtohet shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti”, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019.

Në hyrje të kantierit, që ka mbyllur dyert që nga korriku i vitit 2024, vazhdon të lexohet tabela e vendimit fillestar, që bën të ditur financuesit: Bashkimi Evropian dhe PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara) me shumën prej 237 milionë lekësh. Nga informacioni i pandryshuar që prej 3 vitesh, mësohet se punimet për ndërtimin e shkollës do të përfundonin në vitin 2023, por zbulimi arkeologjik e ka shtyrë në një kohë të pacaktuar vendimin fillestar.

Nxënësit dhe mësuesit, që prej 5 vitesh, i kryejnë leksionet në shkolla të tjera, ndërsa mungon vendimi për ndërtimin e mundshëm. Fatmir Tila, ish-nxënës i kësaj shkolle, tha për BIRN se shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, vetëm një vit pasi ishte festuar 50-vjetori i ndërtimit të saj.

“Që kur shkolla u prish, nxënësit mësojnë në godina alternative në kushte jo normale. Unë e kam kryer ciklin e plotë të mësimeve në godinën e vjetër të shkollës, ndërsa vajza ime u diplomua zyrtarisht në të njëjtën shkollë, por nuk arriti ta shohë godinën e hershme ‘Gjergj Kastrioti’,” tha Tila.

Vendimi për ndërtimin e ri u bllokua atëherë kur, në territorin prej 1.200 metrash katrorë ku dikur ngrihej shkolla e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, u zbuluan një sërë objektesh me rëndësi, mes të cilave edhe termat, tre mozaikë në gjendje të ruajtur, një tjetër i dëmtuar, si dhe një sërë afreskesh që shërbenin si faqe anësore për një pishinë.

Rreth 300 monedha të zbuluara, që i përkasin periudhave dhe prodhimeve të ndryshme, hedhin dritë mbi periudha të ndryshme të jetës ekonomike të qytetit bregdetar. Në verën e vitit të kaluar, në territorin e kërkimit kanë punuar rreth 25 arkeologë dhe konservues gjithsej, grup që drejtohej nga prof. Luan Përzhita.

Deri tani, njihet vetëm gjysma e sipërfaqes së plotë të vilës së periudhës romake, e cila mendohet se arrin në 2.500 metra katrorë. Specialistët janë të bindur se vendimi i KKTK do ta ruajë zbulimin e deritanishëm, ndërsa ende nuk ka një të ardhme të përcaktuar që lidhet me ndërtimin e mundshëm të shkollës në të njëjtën sipërfaqe.

Vila romake ndodhet rreth 300 metra larg amfiteatrit antik dhe, sipas arkeologëve, guida turistike mund të fillojë në monumentin më të madh të vendit tonë dhe të vijojë edhe drejt bregdetit. Ndërtimi i saj në shekullin e I-rë pas erës sonë duket se ka lidhje me rritjen e numrit të shikuesve në amfiteatër.

Ekspedita e parë, në mes të vitit të kaluar, ka pasur edhe interesimin e bashkisë, si dhe atë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ekspeditën e fundit në Durrës, por nuk ka ende një vendim final. Megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga dorëzimi i relacionit, KKTK nuk ka vendosur bashkëjetesën me shkollën e ardhshme, por as shfrytëzimin e plotë si park arkeologjik.

Nga 49 institucione arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, në Bashkinë e Durrësit aktualisht kanë mbetur vetëm dy shkolla të pandërtuara, njëra prej të cilave është “Gjergj Kastrioti”, që pret vendimin e institucioneve të kulturës./BIRN

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj