LIVE UPDATES
Aktualitet

Ulja dhe dhënia me këste e subvencionit për blegtorinë revolton fermerët: Kjo është lëmoshë

Gjendja në këtë sektor sa vjen e bëhet edhe më keq, vëren ai, ndërsa shton se në një situatë të tillë nuk po ia “vlen më barra qiranë” për të mbajtur bagëti.

10 Gusht 2023, 12:58 Nga k.m.
Ulja dhe dhënia me këste e subvencionit për blegtorinë
Foto ilustruese

Ndërsa prej disa ditësh ka nisur shpërndarja e subvencioneve për blegtorët e regjistruar, fermerët duken më të zhgënjyer se kurrë. Përpos faktit që subvencioni për mbarështimin e bagëtive është ulur nga 10 në 6 mijë lekë, pagesat po jepen të segmentuara. Blegtorët të cilët pohojnë se sektori është në ditët e tij më të këqija, deklarojnë për Gazetasi.al se kjo skemë është qesharake dhe prej saj nuk përfitojnë asnjë ndihmë.

“Blegtoria është në rënie të lirë dhe këto subvencione janë vetëm për t’u tallur. Aq më tepër që edhe ato pagesa që po jepen, po ndahen në këste. Kjo e humb edhe atë qëllim sadopak të vogël që ka skema pasi kur i merr paratë pjesë-pjesë nuk bën dot të gjitha ndërhyrjet e nevojshme”, thotë për Gazetasi.al Ferit Hoxha, një blegtor nga Dibra i cili merret prej më shumë se 20 vitesh me mbarështimin e bagëtive.

Gjendja në këtë sektor sa vjen e bëhet edhe më keq, vëren ai, ndërsa shton se në një situatë të tillë nuk po ia “vlen më barra qiranë” për të mbajtur bagëti.

Ndërkohë që fondet nuk janë rritur, numri i blegtorëve që kanë aplikuar për të marrë mbështetje ka qenë më i shumtë krahasuar me vitin e shkuar.

Vetëm për skemën e lopëve në 2023-shin kanë aplikuar rreth 3500 fermerë dhe për të imtat 5200 fermerë. Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë kanë aplikuar 8700 blegtorë, nga 6200 që ishin një vit më parë.

“Kjo rritje e aplikimeve për ne blegtorët nuk është dhe aq pozitive pasi e copëzon dhe atë pak fond që është vënë në dispozicion. Nga ana tjetër, përse një fermer që ka 9 lopë nuk duhet të përfitojë? Kjo është absurde! Duhet mbështetur edhe ai që ka një numër sado të vogël. Blegtoria nuk është një punë me sezon, bagëtitë janë fabrika konsumi të ushqimit në çdo sekondë pa pushim”, thotë jo pak i revoltuar Hoxha për Gazetasi.al duke iu referuar masës së parë të skemës kombëtare ku theksohet se një fermer me 9 lopë nuk përfiton.

Skema Kombëtare, që aplikohet nga AZHBR, këtë vit mbështet fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt.

Ndërsa për fermat me 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

“Nëse qeveria vijon të mendojë se po e mbështet sektorin kështu, falimenti i të gjithë blegtorëve është i sigurt. Kjo është lëmoshë dhe jo mbështetje”, mbyll Hoxha për Gazetasi.al.

Skema kombëtare këtë vit është cilësuar diskriminuese edhe nga ekspertët.

Që masa për blegtorinë duhet të ishte menduar më mirë thekson edhe eksperti Ilir Pilku, i cili deklaron se përpos rënies së numrit të krerëve, kemi edhe prodhimtari të ulët të qumështit.

“Nuk ka rënë vetëm numri i krerëve, por kemi rendimentin më të ulët në Europë lidhur me prodhimtarinë e qumështit. Ne jemi as sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian dhe për këtë arsye duhet të gjejmë se cila do ishte një skemë e mirë për fermerët, në vend të lëmoshës. Përmirësimi racor është shumë themelor ose subvencionimi i lopëve racë. Më mirë jepi fermerit 3 mijë euro për lopë racore,”- thotë ai.

Në vitin 2022, shifrat nga fusha e blegtorisë rezultuan shumë më të ulëta se një vit më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, numri total i gjedhëve ka rënë në 297.656 në vitin 2022, nga 336.784 që ishte në vitin 2021. Për të njëjtën periudhë edhe të gjallesat e leshta, delet, janë më pak, rreth 1.37 milionë, kur një vit më herë ishin 1.48 mln. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me të gjitha gjallesat e tjera.

Qumeshti i prodhuar është reduktuar me disa mijëra tonë. Lopët në 2022-shin prodhuan 824.9 mijë tonë qumësht, nga 859.4 tonë që kishin prodhuar në të njëjtën periudhë të vitit më parë./GazetaSi

fermeret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj