LIVE UPDATES
Aktualitet

“Unë ose do të ul hundën ty, ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen/ Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Mësuesja ka thënë se ngacmimet nga ana e drejtorit filluan katër vjet më parë, kur ai i kishte bërë komente të papërshtatshme për pamjen dhe veshjen e saj, duke i thënë se ishte “e bukur” dhe duke e kërcënuar me pasoja në punë.

24 Dhjetor 2024, 21:34 Nga r.ll
“Unë ose do të ul hundën ty, ose do të
shkolla ramazan jarani

TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës së katërt në shkollën “Ramazan Jarani” në kryeqytet, e cila akuzon drejtorin e kësaj shkolle për ngacmim seksual dhe hakmarrje pas refuzimit të saj.

Sipas mësueses, ngacmimet nga ana e drejtorit filluan katër vjet më parë, kur ai i kishte bërë komente të papërshtatshme për pamjen dhe veshjen e saj, duke i thënë se ishte “e bukur” dhe duke e kërcënuar me pasoja në punë. “ Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh” thotë mësuesja se kanë qenë fjalët e vazhdueshme të drejtorit në takimet me të.

“Ka patur raste që kur jam gjendur tek salla e kompjuterave vetëm, drejtori vinte dhe më thoshte sa e mirë je bërë, ça të kapim me dorë” thotë mësuesja.

Taraj shpjegon se refuzimi i saj ndaj pretendimeve të drejtorit ka çuar në një periudhë të vazhdueshme hakmarrjeje, duke përfshirë ndikimin negativ të drejtorit tek prindërit e nxënësve.

Ajo tregon se, përmes këtij ndikimi, një prind ka goditur fizikisht mësuesen në klasë, pas një incidenti ku ajo kërkonte nga djali i tij të mos vonohej. Incident ky që është raportuar në polici nga mësuesja.

Mësuesja tregon se në klasë i erdhi një fëmijë me aftësi ndryshe, që për 3 vite ishte vlerësuar me nota të larta, ndërkohë fëmija nuk dinte të shkruante dhe pas evidentimit prindi është bërë agresiv me mësuesen.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtori i shkollës, Ilirjan Kalemasi. I cili mohoi të kishte ngacmuar mësuesen, madje sipas tij mësuesja ka probleme.

Pasi u pyet për goditjen e mësueses nga një prind, drejtorit e ka kaluar përgjegjësinë tek mësuesja, duke thënë se sjellja e saj jo e mirë ka detyruar prindin të reagojë në atë mënyrë. Në fillim drejtori thotë goditi mësuesja prindin, pastaj thotë nuk e di çfarë ka ndodhur.

Ai gjithashtu ka përmendur se për çështjen e nxënësit me aftësi ndryshe, është vendosur një mësues ndihmës, duke theksuar se ky është një proces i njohur dhe i miratuar.

Sipas drejtorit, është duke u bërë një procedurë për largimin e mësueses nga puna  edhe pse kjo e fundit ka sjellë raportin e aftësisë në punë. “Ajo ka sjellë një raport aftësie në punë, por të mos i hyjmë kësaj, e ka sjellë në fillim të vitit” thotë drejtori. Ndërkohë vë në dyshim aftësinë e mësueses edhe pse mjeku ka thënë se është e aftë, duke kërkuar kështu edhe largimin e mësueses nga shkolla./Top Channel

margarita taraj ilirjan kalemasi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj