LIVE UPDATES
Aktualitet

Urdhri/ Si do të lëshohen dhe monitorohen certifikatat për agroturizmet

Një urdhër i fundit i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nën të cilën bie përgjegjësia e certifikimit miraton rregulloren mbi të cilën do të funksionojë procesi, kushtet që duhet të plotësojë subjektet, monitorimi që do të bëhet ndaj tyre.

7 Shkurt 2024, 07:33 Nga N.Maho
Urdhri/ Si do të lëshohen dhe monitorohen certifikatat për
Foto ilustruese

TIRANA- Agroturizmet do të mund të pajisjen me certifikatë paraprake me afat 2 vjeçar ose certifikatë të rinovuar duke aplikuar në e-Albania pranë Komisionit Vlerësues të Certifikimit. Një urdhër i fundit i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nën të cilën bie përgjegjësia e certifikimit miraton rregulloren mbi të cilën do të funksionojë procesi, kushtet që duhet të plotësojë subjektet, monitorimi që do të bëhet ndaj tyre. Kështu së pari çdo subjekt që kërkon të marrë një certifikatë paraprake si agroturizëm duhet të aplikojë pranë e-Albania si dhe të kryejë një pagesë prej 2000 lekësh. Këtë duhet ta shoqërojë me lejen e zhvillimit me treguesit e zhvillimit, nënshkruar nga titullari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të cilën të jenë të parashikuara ferma bujqësore/blegtorale/peshkimit/akuakulturës /njësia agrokulturore, akomodimi, ushqimi dhe pijet. Po kështu duhet të paraqitet edhe projekti, për të gjithë strukturën e agroturizmit që do të ndërtohet, ku të jetë e përfshirë ferma ose njësia agrikulturore, akomodimi, ushqimi dhe pijet, i nënshkruar nga inxhinieri/studioja inxhinierike, dokument ky i njëjtë në aplikimin për marrjen e lejes zhvillimore, pranë organeve përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Rregullorja parashikon edhe dokumentet që duhen për të përfituar certifikatë pra kur kjo nuk është paraprake dhe është kaluar si fazë. Në listën e përmbledhur janë fragmenti i hartës kadastrale, leja e përdorimit ose ushtrimit të aktivitetit të peshkimit kur kjo është e përmbledhur brenda agroturizimit, fotografi e fermës bujqësore apo blegtoral, vetëdeklarim në E -albania se 30 për qind të produkteve janë me origjinë nga ferma, planimetri e strukturës akomoduese si dhe të ushqimit dhe pijeve. Pas dorëzimit të dokumenteve Komisioni brenda 15 ditë-punë nga depozitimi i aplikimit në portalin e-Albania ose nga data e ngarkimit të dokumentacionit të plotë në porta merr në shqyrtim dosjen e aplikantit dhe nënshkruan procesverbalin e vlerësimit për marrjen ose jo të certifikatës. Vendimi për pranimin ose refuzimin e aplikimit për pajisjen me certifikatë paraprake apo certifikatë bëhet mbi bazën e dokumenteve të ngarkuara në portalin e-Albania edhe rast pas rasti kur gjykohet e nevojshme nga verifikimi në terren. Në çdo rast pas marrjes së miratimit certifikata paraprake apo certifikata gjenerohet online nga sistemi në e-Albania.

Rregullorja parashikon se Komisioni ka të drejtë të pezullojë certifikatën kur konstaton, kryesisht nga verifikimet e kryera prej tij apo nga organet përkatëse të bashkive, të Inspektoratit të Turizmit, organet tatimore apo organet kompetente të inspektimit të ushqimit dhe kushteve higjieno-sanitare, ndryshim, mospërmbushje ose shkelje të një ose disa kritereve dhe kushteve të përcaktuara në VKM-në nr. 22/2018, të ndryshuar, dhe në rregullore. Monitorimi i të gjithë përfituesve të “Certifikatës paraprake” apo “Certifikatës” bëhet nga ana e organeve përkatëse të bashkive, Inspektoratit të Turizmit ose organeve kompetente të inspektimit të ushqimit dhe të kushteve higjieno-sanitare, agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, agjencive të shërbimit veteriner dhe mbrojtjes së bimëve, sipas fushës së përgjegjësisë dhe në përputhje me VKM-në nr. 22/2018, të ndryshuar. Rinovimi i certifikatës bëhet automatikisht nga sistemi i e-Albania ku janë të ruajtura të dhënat për subjektin./ Monitor

 

certefikata agroturizem

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje