LIVE UPDATES
Aktualitet

Ushqimet e përpunuara dhe mungesa e transparencës në etiketim

Në përditshmërinë tonë të ngarkuar, ushqimet e përpunuara janë bërë pjesë e pandashme e jetës. Janë të shpejta, të lira, dhe më e rëndësishmja “ të gatshme”. Nga biskotat e mëngjesit, e deri tek sallami i drekës, shumica e atyre që konsumojmë, kalojnë në procese të gjata fabrike. Por, në atë rrugëtim nga fabrika në tryezë, humbet diçka tepër thelbësore: besimi.

17 Nëntor 2025, 11:10 Nga Fiona Peshku
Ushqimet e përpunuara dhe mungesa e transparencës në etiketim
Foto Ilustruese

Në një raft të supermarketit, çdo ngjyrë dhe çdo etiketë të fton të zgjedhësh “Bio”, “100% natyrale”, “pa konservues”. Duket sikur po bëjmë një zgjedhje të kujdesshme për shëndetin tonë, por sa të vërteta janë këto premtime që lexojmë çdo ditë në ambalazhe? A dimë vërtet çfarë hamë?

Në përditshmërinë tonë të ngarkuar, ushqimet e përpunuara janë bërë pjesë e pandashme e jetës. Janë të shpejta, të lira, dhe më e rëndësishmja “ të gatshme”. Nga biskotat e mëngjesit, e deri tek sallami i drekës, shumica e atyre që konsumojmë, kalojnë në procese të gjata fabrike. Por, në atë rrugëtim nga fabrika në tryezë, humbet diçka tepër thelbësore: besimi.

Në Shqipëri,tregu ushqimor është bërë një aren konkurrimi ku etiketa ka më shumë rëndësi se vetë përmbajtja. Prodhuesit e dinë mirë se një fjalë si “bio” apo “organike” tërheq vëmëndjen e konsumatorit. Por kush kontorllon nëse ajo është e vërtetë? Shpesh, etiketat janë të paqarta ose të shtrembëruara me qëllim. Një produkt quhet “pa sheqer”, ndërkohë që në listën e përbërësve lexon maltodekstrinë apo fruktozën. Një tjetër mburret se ‘Nuk përmban konservues’, por ruhet për një muaj të tërë në temperatura të zakonshme. Konsumatori mesatar, që ndoshta nuk ka kohë të lexojë çdo përbërës, bie lehtësisht në grackë.

Por në fakt mungesa e transparencës nuk është vetëm problem etik, është çështje sigurie. Një etiket që nuk thotë të vërtetën,fsheh më shumë se përbërës, bie lehtësisht në grackë. Gjatë një bisede me miken time, Nevilën, më tregoi një rast që ndoshta shumë njerëz e kanë përjetuar.

“Bleva një bukë të paketuar në market dhe kur e hapa në shtëpi, ishte me myk. Kishte erë të thartë,si e prishur, edhe pse data e skadencës nuk kishte mbërritur ende” – më tha ajo e zhgënjyer.

Një studente më tregoi gjithashtu se si një sallam i paketuar kishte ndryshuar ngjyrë pa e hapur pakon fare dhe gjithashtu e kishte mbajtur në frigorifer. Këto histori nuk janë të rralla. Atë tregojnë se siguria ushqimore nuk varet vetëm nga data e skadencës, por edhe nga kushtet e ruajtjes,cilësia e përbërësve dhe kontrolli që mungon.
Pra edhe pse etiketat duhen lexuar gjithmonë, shpesh mjafton vëmendja ndaj shenjave të dukshme për të shmangur rrezikun:

- Kontrolloni ngjytën, çdo ndryshim nga origjinali si zbehje apo errësim është shenjë që produkti po prishet.
- Nuhat aromën, çdo erë e thartë apo e rëndë tregon prishje.
- Shiko strukturën,nëse buka është e lagësht ose ka pika të bardha, ka filluat myku.
- Mos beso verbërisht datën, ndonjëherë produktet qëndrojnë në diell apo në frigoriferë të dëmtuar, dhe prishen më shpejt.

Pse po bëhet shpejtësia më e rëndësishme se shëndeti? Konsumatori modern është i lodhur, gjithmon në nxitim. Dhe industria e di këtë, prandaj ofron gjithçka që mund të konsumohet “menjëherë”. Por çmimi i shpejtësisë është i lartë. Ushqimet e përpunuara janë plot me kripë, yndyrna të ngopura, ngjyrues e përfocues shijeje që na
bëjnë që varur prej tyre.

Studime të shumta kanë treguar lidhje midis konsumit të tepër të ushqimeve të të përpunuara dhe sëmundjeve si diabeti, tensioni i lartë apo obeziteti. Në Shqipëri, këto probleme po shfaqen gjithnjë e më shumë tek të rinjtë, që ushqehen shpesh me fast food, pije energjike e produkte të tjera të gatshme. Por, më shqetësuesja është
se shumë nga këto produkte mbërrijnë në treg pa një kontroll të rreptë. Edhe pse ekzistojnë institucione që merren me sigurinë ushqimore,në praktikë kontrollet janë të rralla dhe shpesh sipërfaqësore.

Shumë njerëz pranojnë realitetin si të pandryshueshëm, “ të gjitha janë me kimikate, s’ke çfarë bën.” Ky dorëzim i heshtur është ndoshta rreziku më i madh. Sepse sa më pak të kërkojmë llogari, aq më shumë fiton industria që na shet “mirëqenie” në kavanozë plastike.

Në një sondazh të kryer nga një organizatë për mbrojtjen e konsumatorit, mbi 60% e qytetarëve pranojnë se nuk kuptojnë përbërësit që lexojnë në etiketë. Dhe ky është një alarm. Edukimi ushqimor mungon në shkolla, ndërsa në media flitet shumë për dietat, por pak për cilësinë reale të produkteve. Nëse nuk dimë të lexojmë etiketat, si mund të zgjedhim me vetëdije? Nëse nuk ka transparencë, si mund të ketë siguri?

Siguria ushqimore nuk është luks, është e drejtë. Dhe si çdo e drejtë, duhet mbrojtur. Institucionet duhet të jenë më të pranishme në treg, të kontrollojnë më shpesh dhe të ndëshkojnë mashtrimet në etiketim. Por edhe media ka rolin e vet. Gazetarët, veçanërisht të rinjtë, duhet të flasin më shumë për këto tema që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

Një artikull mund të mos ndryshojë sistemin, por mund të ndez një pyetje në mendjen e një konsumatori
që nesër do të lexojë ndryshe një etiketë. Dhe aty nis ndryshimi. Kur shoh raftet plot me ngjyra e slogane të bukura, shpesh mendoj se sa e lehtë është të gënjehesh. Njerëzit duan të besojnë se po bëjnë një zgjedhje të mirë, por ndoshta ajo zgjedhje është vetëm iluzion. Ndoshta siguria nuk qëndron në produktin që blejmë, por në
ndërgjegjën që krijojmë si konsumatorë të informuar. Sepse siguria ushqimore fillon nga ne, nga pyetjet që bëjmë, nga etiketa që lexojmë, nga ajo që refuzojmë të pranojmë pa e ditur të vërtetën.

“Ky artikull është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit ‘Mbështetje për edukimin mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri’, i cili po zbatohet nga Qendra për Ekselencë Destiny dhe Qendra TEAM. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.”

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj