Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Slot Machine” kanë rënë në pranga dy persona, 53 dhe 34-vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit.
KORÇA- Një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit nëpërmjet makinetave është goditur në Korçë. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Slot Machine” kanë rënë në pranga dy persona, 53 dhe 34-vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit.
53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” pasi kishte lëshuar me qira lokalin ku u gjetën makinetat. Ndërsa 34-vjeçari, i akuzuar për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ishte i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat.
Nga ana tjetër50-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve", “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Ndërkohë cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”. Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat) M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).
Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve", “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kth...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistuar mbrëmjen e sotme. Mësohet...
Foto ilustruese KOSOVË- Një burrë rreth 55 vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt. Viktima ka humbur...
foto ilustruese MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një automjet ka humbur kontrolli...
Foto ilustruese POGRADEC- Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec. Mësohet se ngjarja e rëndë është r...
Kisha e Shna Ndout LAÇ- Kremtimet për festën e Shna Ndout në Laç kulmojnë sonte më 12 qershor, ku besimtar&eum...
ermal dredha TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mb...
foto ilustruese MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë. Dyshohet se një automjet ka humbur ...
Foto TIRANË- Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zonën e “restorant Durrësit”, emisioni “Sto...
Foto TIRANË- Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një problem me një çë...