LIVE UPDATES
Aktualitet

Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kush janë 19 anëtarët në garë

Vendet vakante janë shpallur në prag të përfundimit të mandatit të tre anëtarëve të propozuar nga vetë Kuvendi, Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi dhe Violeta Skuka.

11 Dhjetor 2025, 14:44 Nga M.L

 

Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së
Banka e Shqipërisë

 

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur procedurën e pranimit të aplikimeve për tre vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendet vakante janë shpallur në prag të përfundimit të mandatit të tre anëtarëve të propozuar nga vetë Kuvendi, Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi dhe Violeta Skuka.

Në procedurën e hapur nga Kuvendi i Shqipërisë janë paraqitur gjithsej 19 kandidatura.

Me emrave që kanë aplikuar, janë edhe tre anëtarët që përfundojnë mandatin në Këshillin Mbikëqyrës, Hoxha, Minxhozi dhe Skuka. Duke qenë se të tre mbyllën mandatin e tyre të parë, ligji u njeh të drejtën për t’u zgjedhur edhe për një mandat të dytë. Luljeta Minxhozi mban njëkohësisht edhe detyrën e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.

Në garën e hapur nga Kuvendi kanë aplikuar edhe disa profesionistë të tjerë të sektorit ekonomik, ligjor dhe financiar.

Elton Korbi është aktualisht administrator i përgjithshëm i shoqërisë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit, Albsig Invest. Më herët, ai ka punuar si specialist dhe drejtues në departamentin e Financës dhe Kontabilitetit të Bankës së Shqipërisë.

Selami Xhepa është pedagog me karrierë të pasur akademike dhe aktualisht mban detyrën e Presidentit të Universitetit Europian të Tiranës.

Pajtim Melani ka qenë në të shkuarën kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Mbikëqyrjes së Tregjeve në Autoritetin e Konkurrencës, atë të drejtorit të Drejtorisë së Tregjeve dhe Masave Rregullatore në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Kandidatja Erjona Bejleri ka mbajtur pozicionin e zëvendësministres së Financave, ndërsa më herët ka pasur një eksperiencë të gjatë drejtuese në sektorin bankar privat.

Kandidatja Matilda Shehu ka qenë drejtore e përgjithshme e ish-kompanisë celulare Plus Communication, ndërsa aktualisht është pjesë e menaxhimit të grupit Balfin, si Drejtore për Transformimin (Chief Transformation Officer).

Kandidati Saimir Muçmata është aktualisht drejtor për Programimin, Harmonizimin dhe Standardizimin e Kuadrit Ligjor në Ministrinë e Financave.

Kandidatja Fatmira Kola vjen nga një karrierë akademike, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka qenë edhe kandidate për deputete.

Kandidatja tjetër Eni Xheko, vjen nga sektori privat dhe mban detyrën e menaxheres së hotelit Xheko Imperial, pronë e familjes së saj.

Mes kandidatëve me formim profesional në fushën e të drejtës, spikat Holta Zaçaj, që sapo përfundoi mbandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtuese.

Kandidatja Frosela Filo është drejtuese komerciale në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizmeve Korçë. Ajo është bashkëshorte e kryetarit të bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Kandidate për në Këshillin Mbikëqyrës është Merita Bejtja. Asaj sapo i ka përfunduar mandati si Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, ndërsa ka kandiduar përsëri për dy pozicione, atë të Inspektores së Përgjithshme dhe anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatë të tjerë për detyrën e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës janë edhe Arben Zibri, Ingrid Konomi dhe Adela Karapici, ekonomistë që që vijnë të tre nga bota akademike.

Kandidati Emis Çerava është sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa kandidatja Liljana Mamadhaj është pjesë e administratës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pesë prej anëtarëve propozohen nga Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.

Ligji parashikon që kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që

gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe që kanë arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

Sipas ligjit, funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me funksionin e punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë./ Monitor

banka e shqiperise këshilli mbikëqyrës i bsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj