All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në Gërmenjë, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

• Disa vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive dhe disa të tjera janë shuar plotësisht. • Aktive vijojnë vatrat në Gramsh, ku po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. • Ndërsa në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll. • Gjithashtu kushtet atmosferike sot janë më të favorshme, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren. • Po ashtu vatra aktive ka edhe në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, por po punohet për izolimin e plotë. • Ndërkohë banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik. • Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme. • Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë bërë të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë i dëmeve. • Sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat. • Gjithashtu vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vijon të jetë ende aktive dhe flakët janë përhapur edhe më shumë nga era e fortë drejt territorit grek. • Ekipet janë në terren dhe po vijojnë mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit. • Konkretisht në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete. • Ndërkohë shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren të vështirë. • Përgjatë terrenit ka rrezik nga municione të pashpërthyera, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara.

9 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Aktualisht 23 vatra aktive! Vazhdon puna për shuarjen e flakëve në Malin e Sopotit

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
Foto
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme duke publikuar të dhëna të reja në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Ministria bën me dije se aktualisht janë aktive 23 vatra zjarri. Sipas njoftimi pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike.

Ministra thekson se vijon puna për shuarjen e flakëve te Syri i Kaltër. Gjithashtu po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Sipas njoftimit në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”.

Zjarret aktive në vend: Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.  Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse.

Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren. Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjës të AdZM dhe forca vullnetare.

Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, në operacion 8 zjarrfikës, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbështetje nga një helikopter. Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë, dje u evakuuan 20 banorë. Në terren po operojnë zjarrfikës, punonjës të AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

Velçan (Berat) – Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa 20 efektivë shtesë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

Orizaj (Skrapar) – Zjarr në shkurre, pa rrezik për banesat, nën monitorim. Vokopolë (Poliçan) – Vatra me intensitet të ulët, nën monitorim. Mbrakull (Poliçan) – Situatë e qetë dhe nën kontroll.  Ibë (Tiranë) – Zjarr i vënë nën kontroll, u shmang rreziku për banesat. Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë) – Vatra e vënë nën kontroll, pa rrezik për banesat.

Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – Vatra është vënë nën kontroll, pas një pune mjaft të vështirë për shkak të terrenit. Spanesh, Kazie (Rrogozhinë) – Zjarr i izoluar, nën vëzhgim. Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vënë nën kontroll, situata e qetë. Hormovë (Tepelenë) – Zjarr në lartësitë e Majës së Golikut; një vatër tjetër pranë antenave të RTSH, po mbahet nën monitorim.

Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – Është ndërprerë përhapja drejt fshatit Nartë, pas punës së forcave. Në terren zjarrfikës, forca bashkiake, FA dhe vullnetarë. Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr në shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; në terren forca zjarrfikëse, FA dhe vullnetarë.

Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz) – Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.

Gërmenj (Kolonjë) – Zjarr në pyje pishe, në operim nga forcat zjarrfikëse. Velës (Mirditë) – Zjarri në pyll pishe, në terren forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vështirësi për shkak të dendësisë së bimësisë.

9 MUAJ ME PARE

Shmanget rreziku për banesat në Velçan, dy helikopterë vazhdojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit (VIDEO)

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
Berat

BERAT- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim pasditen e sotme ku ka bërë me dije se pas disa orësh është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan. Mësohet se rreziku është shmangur pas ndërhyrjeve nga toka dhe nga ajri.

Më tej Ministria bën me dije se situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës. Siç shihet edhe nga pamjet një helikopter ndodhet në zonë dhe po punon për të shuar flakët. Gjithashtu mund të shihet se vendi është mbuluar nga tymi.

 

 

9 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, 29 janë aktive

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive. Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra në qarku Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Elbasan, Gjirokstër dhe Korçë. 

Situata nga zjarret në rang vendi.

Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive. Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra:

Qarku Vlorë

Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.

Qarku Dibër

Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur këtë vatër nën kontroll. Ditën e sotme në terren ndodhen 2 forca nga AdZM dhe 5 forca vullnetare.Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje, ndihmuar nga era. Ditën e sotme vazhdon operacioni me 8 forca nga MZSH, 6 forca pyjore, 4 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Berat

Në fshatrat Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në zonën e Tërpanit, me origjinë në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Në fshatin Plashnik, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. Sot në ndihmë të forcave tokësore shkuan edhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh. Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Gjatë natës në terren qëndruan 2 grupe shërbimi me 2 automjete zjarrfikëse.Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar, vijon zjarri në një sipërfaqe me shkurre e bimësi mare. Vatra nuk paraqet rrezik dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim nga strukturat bashkiake.Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim. Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë dhe nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Qarku Tiranë

Në “Malin e Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, vijon zjarri. Gjatë ditës në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga MZSH Tiranë, 5 forca APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë. Në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 16 efektivë nga MZSH, 5 forca nga APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll. Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall Herr, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e terrenit kodrinor-malor ka qenë i vështirë veprimi i mjeteve zjarrfikëse dhe nuk u mundësua shuarja e plotë e flakëve, por u arrit të vihej nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatrat Spanesh dhe Kazie, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme zjarri është izoluar dhe po mbahet në vëzhgim.

Qarku Gjirokastër

Vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Qarku Elbasan

Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim. Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk kanë qenë të rrezikuara banesat.

Qarku Shkodër

Në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, njësia administrative Blerim ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

Qarku Kukës Në fshatin Bele, njësia administrative Zapod, bashkia Kukës ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Qarku Korçë

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit.

Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 1,143 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.

9 MUAJ ME PARE

Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/ Flakët marrin përmasa masive, terreni i thyer vështirëson operacionin, pritet ndërhyrja me helikopter

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
zjarri

FUSHË- ARRËZ- Situata e zjarreve vijon të jetë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz, pasi flakët kanë marrë përmasa masive. Aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.

Terreni i vështirë, e ka bërë të pamundur futjen e zjarrfikëseve, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit. Ndërkohë në bashkitë e tjera të Qarkut të Shkodrës, situata me zjarret duket më e qetë.

Në Bashkinë Shkodër, nga raportimet e vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.

 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Zjarri në Parkun e Monellës, flakët shuhet me shkurre, lopata e pantallona të shkurtra

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Monellës në fshatin Shëmri, njësia Administrative Malzi bashkia Kukës vijon të jetë ende aktive. Në disa pamje të publikuara nga Syri Tv, shihen disa efektivë të forcave zjarrfikëse që punojnë për të shuar zjarrin me mjete si degë peme dhe lopata.

Pamjet e filmuara janë gjatë natës së mbrëmshme 13 gusht 2025, ku dy zjarrfikës luftojnë me një vatër aktive zjarri, e njëri prej punonjësve është me pantallona të shkurtra. Këto pamja, tregojnë mungesën e zjarrfikëseve për të shuar zjarri, por efektivë të forcave zjarrfikëse janë të detyruar të fikin zjarret me degë peme.

9 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend, policia e shtetit: Prej qershorit deri më sot janë identifikuar 137 autorë

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
foto ilustruese

TIRANË- Policia e shtetit  bën me dije se nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga këta 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lir. Sipas njoftimit të policisë disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre.


Njoftimi:

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.

Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.

Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.

Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.

9 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit në Gërmenjë/ Flakët përhapen drejt territorit grek, terreni i rrezikshëm, shkak shpërthimi i minave

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
foto ilustruese

KORÇË- Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vijon të jetë ende aktive dhe flakët janë përhapur edhe më shumë nga era e fortë drejt territorit grek. Gjithashtu ekipet janë në terren dhe po vijojnë mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit. Konkretisht në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete.

Ndërkohë shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren të vështirë. Përgjatë terrenit ka rrezik nga municione të pashpërthyera, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara.

9 MUAJ ME PARE

Vatra zjarri ende aktive në Gramsh/ Banorët rikthehen në banesa, vijon groposja e bagëtive të djegura

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
foto ilustruese

GRAMSH- Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. Ndërsa në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll.

Gjithashtu kushtet atmosferike sot janë më të favorshme, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren. Po ashtu vatra aktive ka edhe në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, por po punohet për izolimin e plotë.

Ndërkohë banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik. Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.

Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë bërë të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë i dëmeve. Sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat.

9 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në Kukës dhe Tropojë drejt normalizimit/ Vatrat e fundit të shuara plotësisht, vijon monitorimi nga strukturat lokale

Vatra zjarri ende aktive/ Situata më problematike në
foto ilustruese

KUKËS- Situata e zjarreve në qarkun e Kukësit po shkon drejt normalizimit. Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.

Gjithashtu vatrat e zjarreve janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura.

zjarret ne vend

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje