Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD- Aksident tragjik në Fier, makina përplas për vdekje punonjësin që asfaltonte rrugën
Mentor Lama, punëtor i firmës qe merret me asfaltimim e aksit nacional Poshnjë-Roskovec ka ndërruar jetë.
29 Qershor 2022, 07:48Nga A.B
Aksident
FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesnatën e sotme në aksin nacional Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish. Mentor Lama, punëtor i firmës qe merret me asfaltimim e aksit nacional Poshnjë-Roskovec ka ndërruar jetë. Mjeti që e goditi, është i tipit Peugeot, por drejtuesi, 58-vjeçari me iniciale T.H. është larguar menjëherë nga vendngjarja. Automjeti është gjetur në shtëpinë e autorit, i cili është identifikuar dhe kapur nga policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore). Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.