LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- Shtëpinë me kredi ia prishi tërmeti, i riu shkon të jetojë te prindërit

Pas ndërprerjes së bonusit të qirasë Elvisi me bashkëshorten janë kthyer te prindërit e të atit.

9 Dhjetor 2022, 22:07 Nga k.m.
VD- Shtëpinë me kredi ia prishi tërmeti, i riu shkon të
Foto ilustruese

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Kombinat ku qytetari Elvis Vladi, bleu me kredi një apartament, me ndihmën edhe të prindërve. Por pas tërmetit shtëpia e tij u shpall e pabanueshme. Për dy vjet Elvisi u trajtua me bonus qiraje dhe në Maj 2022 e lajmërojnë, se nuk përfiton banesë, pasi i rezulton një tjetër. Bëhet fjalë për një vetëdeklarim të të atit në vitin 2005 për një shtëpi private. Pas ndërprerjes së bonusit të qirasë Elvisi me bashkëshorten janë kthyer te prindërit e të atit.

Gazetarja: Jemi në rrugën “Llazi Miho” ku është edhe banesa e prindërve të tu. Mund të na tregosh, kur është ndërtuar kjo shtëpi?

Elvis Vladi: Prindërit e kanë ndërtuar në ’99-ën, kurse në 2005 kanë bërë vetëdeklarim në Aluizën që ka qenë atëherë. Po nga 2005 e deri sot nuk kemi asnjë lloj vendimi a do legalizohet apo jo, thjesht jemi pa letra.

Gazetarja: Nuk është pajisur asnjëherë me certifikatë pronësie kjo ndërtesë?

Gazetarja: Dhe ndërkohë kjo është edhe arsyeja përse ju skualifikoheni nga marrja e një apartamenti tek zona ku është prishur tashmë pallati juaj?

Elvis Vladi: Po, e drejtë. Sot në këtë shtëpi jemi 5 veta. Janë prindërit e mi, është vëllai im që nesër-pasnesër do martohet, jam dhe unë me nusen time që pritet të bëhemi prindër së shpejti. Ne shtëpinë e morën që nesër-pasnesër të kishim një shtëpi tonën, që të krijonim një jetë tonën si gjithë njerëzit, por që shteti thotë nuk mund ta  përfitosh sepse ke shtëpi tjetër pa letra.

Gazetarja: Ndërkohë kjo shtëpi ku ndodhet saktësisht?

Elvis Vladi: Kjo shtëpi ndodhet në zonën e rindërtimit në Kombinat. Mbrapa meje po  bëhen pallatet që duken edhe këtu me sy të lirë, dakord jemi që të  bëhen, të marrin  edhe njerëzit shtëpitë e veta, por edhe unë të marr shtëpinë time që më takon.

Gazetarja: Ndërkohë kjo shtëpi pa dokumente mund të prishet dhe ju 5 plus 1 që pritet të bëheni 6, atëherë vërtet do dilni në qiell të hapur.

Elvis Vladi: Çfarë t’i bëjmë shtetit tonë? Kështu është.

“Stop” komunikoi me Njësinë Administrative numër 6 dhe punonjësja atje na tregon, që skualifikimin e ka bërë Komisioni i Posaçëm në bashkinë e madhe, pasi Elvisit i del një pronë e dytë.

Punonjësja: Janë skualifikuar nga Komisioni i Posaçëm, për arsye se ka pronë të dytë dhe është njoftuar zotëria.

Gazetarja: Prona e dytë, pra legalizimi që ka dalë në dokumente se unë i lexova dokumentet është në njëfarë mënyre, jo i skualifikuar, por nuk mund të procedohet sepse është në një zonë rindërtimi dhe i bie praktikisht ata nuk është se kanë pronësi në atë banesë që kanë vetëdeklaruar për legalizim.

Punonjësja: Mesa di unë, e kanë marr lejen e legalizimit, apo kanë vetëm rekord në Aluizën?

Gazetarja: Jo, kanë vetëm vetëdeklarim.

Punonjësja: Vetëdeklarim, e kanë në pronë të vet, nuk e di! Eshtë një vlerësim, që ka bërë Komisioni i Posaçëm i Bashkisë Tiranës dhe ne i kemi bërë të gjitha detyrimet, që kishim. Kemi bërë njoftimin, të gjitha Domenika!

“Stop” kontaktoi me Bashkinë e Tiranës, ku vlerësimi i Komisionit të Posaçëm u quajt një gabim dhe falë këmbënguljes sonë, u hap dhe njëherë rruga për rishqyrtimin e vendimit të këtij komisioni./tvklan.al

elvis vladi kombinat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj