LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë, bëmë hetim epidemiologjik

Ajo shtoi se është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë vajza dhe sipas saj, kontaktet janë shumë ok.

16 Dhjetor 2024, 15:09 Nga M.B
Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së:
Donika Mema Bardhi

DURRËS- Lidhur me rastin e vdekjes së një 17-vjeçareje, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës paraditen e 15 dhjetorit në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut ka folur Donika Mema Bardhi epidemiologe tek Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Epidemiolgia zbulon detaje të hetimit epidemiologjik për Report Tv.

Ajo tha se javën e kaluar 17 vjeçarja, Noela Caka ka qenë në një ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të shtunën, 14 dhjetor, gjëndja e saj është rënduar. Bardhi tha se ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Ajo shtoi se është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë vajza dhe sipas saj, kontaktet janë shumë ok.

Intervista:

Si u zbulua rasti?

Bardhi: Një vajza 17-vjeçe nga rrethi i Durrësit është paraqitur në spitalin e Durrësit duke u gdhirë data 15 dhjetor me shenjat e dyshuar meningit. Mjekët në urgjencë sigurisht e kanë vlerësuar rastin. Kanë bërë ekzaminimet e nevojshme. Kanë pyetur prindërit se kur i kanë nisur shenjat vajzës. Ata referojnë se shenjat kanë nisur menjëherë. Dhimbje koke shumë të fortë, të vjedha dhe menjëherë është paraqitur në urgjencën e spitalit.

Mjekët duke bërë gamën e të gjitha analizave, laboratorike e ekzaminimin imazherik kanë vlerësuar që rasti është i dyshuar për meningit, sepse të vlerësohet meningit duhen analiza specifike. Menjëherë rasti është transferuar në urgjencën e spitalit infektiv.

Në momentin që ka mbërritur në spitalin infektiv është bërë sërish rivlerësim. Janë bërë analiza të tjera specifike. Janë bërë analiza biokimike dhe e lëngut cerebrospinal, ku ka rezultuar me një gleukocitozë shumë të lartë, fibriogjen shumë të ulët. Ajo që I ka vënë diagnozën është lëngu cerebrospinal që ka dalë me qeliza shumë të larta.

Hetimi epidemiologjik 

Bardhi: Vajza para 1 jave, sipas hetimit epidemiologjik që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është identifikuar rasti dhe monitoruar në mënyrë perfekte. Vajza ka qenë në Voskopojë në eskursion me klasën. Është kthyer dy ditë më pas, pra të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjëndje virale, e cila sipas referimit të prindërve I ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Të shtunën ka ndodhur dhimbja e kokës në mënyrë të menjëhershme.

Ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë goca, dhe kontaktet janë shumë ok. Janë kontrolluar dhe familjarët dhe prindërit e motrat e veta, apo njerëzit e tjerë që ka.  Është kontrolluar dhe personeli shëndetësor që i ka shërbyer pacientes, dhe në spitalin infektiv e deri tani nuk kemi asnjë problem. Është marrë profilaksia për të gjitha personat që flasim.

"Nuk ka vend për panik, por se duhet të bëhet kujdes"

Bardhi: Duke iu referuar 5 vjeçarit të fundit rastet janë shumë sporadike. Duke iu referuar vitit 2020 pas pandemisë nuk kemi asnjë rast të tillë. Në vitin 2021 nuk ka pasur raste. Në 2022 ka pasur dy raste, një në moshë pediatrike, një në moshë adulte. Në 2023 nuk ka pasur raste. Në 2024 është ky rasti. Janë raste sporadike e nuk duhet të jetë shqetësim por vëmendja duhet të jetë e lartë. Jo vetëm për meningitin por dhe sëmundjet virale. Edhe pse kemi pasur raste sporadike, ky është rasti i parë i vdekjes. Deri tani konstatohet se nuk janë prekur as familjarët e as ekipi mjekësor  Nuk ka raste të tjera të evidentuara. Familjarët e saj dhe ekipi mjekësor po trajtohen me profilaktit.
 
Ciltat janë shenjat e meningjitit?

Bardhi: Shenjat kryesore janë Temperatura e lartë, dhimbje koke të forta, këputje, marrje mendsh, dhimbje të forta muskulare që të bëjnë të kërkosh ndihmën mjekësore menjëherë dhe të mos rrish në shtëpi për një kohë të gjatë.

A ka vend për shqetësim?

Bardhi: Për mendimin tim, nuk ka nevojë për panik. Pra të trembemi. Ka nevojë për rritje ndërgjegjësimi për të shkuar sa më herët tek mjekët për çdo lloj shqetësimi që ata paraqesin e të mos marrin mjekim vetë në farmaci.

ishp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj