LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e Bedrie Lokës, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të familjes Loka: Babai ka tentuar të më godasë edhe mua me thikë!

Në dëshminë para prokurorëve, i miturit K. Loka, ka rrëfyer se në një episod, i ati ka marrë thikën e ka dashur ta godasë edhe atë, episod që përmendet edhe në dëshmitë e vëllait dhe motrës të të miturit.

6 Shkurt 2025, 19:06 Nga N.F
Vdekja e Bedrie Lokës, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar sot më 10 vite burg Xhemal Lokën, në lidhje me akuzën për armë mbajtje pa leje dhe se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Bedrie Loka, ngjarje e ndodhur më 2 janar të 2024. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e një prej djemve të çiftit Loka, i cili ka rrëfyer episode të frikshme, madje të përsëritura të dhunës në familje.

Në dëshminë para prokurorëve, i miturit K. Loka, ka rrëfyer se në një episod, i ati ka marrë thikën e ka dashur ta godasë edhe atë, episod që përmendet edhe në dëshmitë e vëllait dhe motrës të të miturit.

I mituri ka shtuar se babai i tyre nuk ka qenë asnjëherë pranë tyre dhe se u ka bërë kërcënime dhe ofendime. Ai shtoi se edhe marrëdhënia e dy prindërve ka qenë e keqe. Gjatë dëshmisë ai ka treguar edhe episode të dhunës.

“Babi asnjëherë nuk ka qenë pranë nesh, ka bërë kërcënime, ofendime, ndaj nesh dhe marrëdhënia e dy prindërve ka qenë e keqe. Mami donte të shkonte tek e nëna dhe babi nuk e linte të shkonte pasi e shtynin njerëzit e tjerë. Mua më ka marrë mami në telefon dhe më tha ka ardhur babi dhe unë shkova tek shtëpia dhe shikoj se gjerat ishin në ekstrem. Babi e kishte dhunuar mamin me grushte, e kishte shtrirë përtokë, ishin zënë me njëri tjetrin dhe mami ishte nxirë komplet nga krahët dhe pjesë të trupit që më tregoj mami.

Edhe më përpara janë grindur të dy pasi babi nuk e linte të shkonte tek dajat dhe nëna
e saj dhe i thoshte do të t’i vras vëllezërit. Kur erdhi me datë 27 dhjetor 2023, e shtyu mamin dhe unë u çova në këmbë dhe ai shkoj e mori thikën të më therte mu dhe po mos të ishte mami dhe vëllai do më vriste.

Në lidhje me ngjarjen e fundit babi ka kryer veprime kundrejt mamit edhe fizike dhe
psikologjike nga viti 2021 e në vazhdim, kanë ndodhur shpesh. Kam qenë i pranishëm në të gjitha
ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpi dhe babi ka bërë veprime të përsëritura dhune fizike ndaj mamit duke e goditur me duar dhe me shkop, me mjete që ishin aty.

Përveç nënës edhe mua më ka dhunuar babi më ka rrahur me grushte, për faktin se përse nuk mëson në shkollë, me rrip, në fytyrë e në trup komplet, më ka ul në divan dhe më gjuante dhe ka ndodhur në disa raste në të njëtën formë…

…Atë natë që ka ardhur me dt.27, ka marrë armën dhe i ka thënë mami do të vras vëllain. Arma ka qenë në shtëpi dhe ka pasur edhe armë të tjera. Mamit i thoshte do të bëj të pish helm dhe ne kemi qenë prezent. Unë kam punuar tek puna e mamit dhe ai e ka marrë në telefon duke e kërcënuar dhe kam parë mamin që nuk ishte tek vendi i punës, e kërkova dhe e pashë që ishte ulur në një cep dhe qante dhe kishte helmin në dorë, një kapsule dhe e hapa dhe ajo kishte erë të rëndë. Kjo ka ndodhur në shtator të vitit 2023, para se të vij babi nga Greqia”, thuhet mes të tjerash në dëshminë e tij

xhemal loka bedrie loka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj