21 Nëntor 2022, 13:45
Nga a.l
Familja Rushaj
SHKODËR- Të afërmit e babë e bir, Petrit dhe Jason Rushaj e kanë të pamundur të besojnë që nuk do të jenë më mes tyre. Me dhimbje të madhe ata kanë bërë dedikime tepër prekëse, për babë e bir që humbën jetën ditën e djeshme në Bogë të Shkodrës, pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën ata po udhëtonin. Petrit Rushaj ka qenë një biznesmen i njohur në zonë dhe humbja e tij dhe e djalit të mitur ka hidhëruar shumë persona.
"Na e coptuat zemren Petrit Rushaj Jason Rushaj! Vdekja e pabese nuk pytka per mirsine e kesaj bote! Emri jot nuk vdes kurrë, do ju kujtojme tan jeten. Krishti u paste ne Parrize! Ngushellime familjes, shoqnise, Pultit e tane Shkodres per ket humbje kaq te madhe!" -shkruan një mik i tij.
“Pushofsh në paqe Petrit Rushaj, ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për këtë tragjedi dhe dhimbje kaq të madhe. Petrit Rushaj ka qenë një frymëzim jo vetëm për krahinën e Pultit por edhe për mbarë Dukagjinin. E kam njohur prej shumë vitesh dhe kam marrë pjesë në shumë prej aktiviteteve të organizuara prej këti burri të Dukagjinit me plotë energji dhe vullnet për të punuar për vendlindjen e tij. Past dritë dhe pushoftë në paqe, Zoti i forcoftë familjarët të afërmit dhe të gjithë shokët dhe dashamirësit e tij.” – shkruan një tjetër.
Si ndodhi ngjarja?
Pikërisht dje (20 nëntor), Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë./ Dosja.al
permbytet shqiperia 2022 petrit rushaj jason rushaj
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:48
I.A
E moshuara
SHKODËR- Një e moshuar, e cila është prekur nga përmbytjet dhe është evakuuar në një nga konviktet ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:51
F.M
Pjetër dhe Jason Rushaj
SHKODËR- Jason Rushaj, 14-vjeçari që vdiq bashkë me të atin Pjetër Rushaj në Shkodër...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:49
A.B
Qytetari pa ndjenja
TIRANË- Një person ka rënë pa ndjenja në tokë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur 'Pallatet ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:15
e.k
Edi Rama
TIRANË- Prestigjozja britanike 'Daily Mail i ka kushtuar një artikulltë gjatë fenomenit të largimit të të rinjv...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:47
F.M
Pjetër Rushaj
SHKODËR- Pjetër Rushaj është 50-vjeçari që humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme së bas...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:45
A.B
Permbytje
TIRANË- Në Shqipëri, moti i keq ka përkeqësuar situatën në zonën e Shkodrës. Deri në orën ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:43
F.M
Pjetër Rushaj dhe djali i tij
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia që shënoi dy viktimat e para nga moti i keq...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 12:44
a.l
Vera Myrtaj
ITALI- Vera Myrtaj e njohur edhe si Mynevere Karabollaj, 38 vjeçe dhe nëna e një vajze të mitur është shqi...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 12:41
I.A
Aeroporti
SPANJË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë. Laprovincia shkruan se agjentët e Policisë Kombëtare ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 12:40
e.k
Niko Peleshi
SHKODËR- Komiteti i Emergjencave është mbledhur ditën e sotme pas situatës së rëndë të kriju...