Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Lala tha se Suel Çela kishte bashkëpunuar edhe me Ergys Dashin, i ekzekutuar në Ekuador 2 vite më parë, për të trafikuar sasinë e 446 kg kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala zbërtheu me detaje mekanizmin si trafikonte kokainën nga Amerika Latine organizata e Suel Çelës. E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Lala tha se Suel Çela kishte bashkëpunuar edhe me Ergys Dashin, i ekzekutuar në Ekuador 2 vite më parë, për të trafikuar sasinë e 446 kg kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.
Lala zbardh edhe rolet e anëtarëve të grupit. Sipas saj, një nga vëllezërit e arrestuar të drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, kryente transfertat e parave të kokainës. Ndërsa Ergys Dashi përmes të ardhurave nga trafiku i kokainës, korruptonte zyrtarët dhe punonjësit e porteve të Europës, nga ku do të nxirrej lënda narkotike për t’u hedhur më pas në tregun europian.
“Suel Çela dyshohet i përfshirë në shumë episode, dy janë zbardhur. Bisedat direkte nuk i përdorim në respekt të vendimit të SPAK. 5 janar 2021, një sasi droge e nisur, është bllokuar 446 kg drogë në portin e Roterdamit. Suel Çela nuk bashkëpunon me Bujar Shegën, por me Ergys Dashin. Flitet për një takim mes Ergys Dashit dhe Ervis Matës dhe në këtë kohë Dashi, sipas SPAK, bën takim te tregu agro-ushqimor në Elbasan. Bien dakord për 446 kg kokainë. Niset sasia e drogës. Ergys Dashi nuk niste nën 300 kg kokainë sepse mbi këtë sasi kishte mundësi të korruptonte zyrtarë të porteve, sepse droga duhej nxjerrë nga portet e BE. Për këtë arsye kërkon aleancën e Suel Çelës. Sasia niset, por sekuestrohet. Fillon debati, si në rastin e parë. Gjino Roka, vëllai i drejtoreshës së zhvillimit të territorit, do të bënte të gjitha transfertat e parave. Vëllai i zyrtares që ka në dorë të gjitha lejet e ndërtimit, kishte në dorë transferat e parave të grupit kriminal. Ergys Dashi garanton se mund të niste 500-1 mijë kg nëse garantohej dërgesa. Këto ngarkesa janë kapur. Suel Çela ia ka dalë mbanë të trafikonte vetëm 50 kg kokainë. Ergys Dashi thotë se duke iu kapur droga kam humbur 4.5 mln euro. Pastaj ai u vra në një lokal të njohur në Ekuador, ndoshta për të përcjellë një mesazh, ishte një masakër. Do të duhet shumë kohë për të mësuar se kush ishte grupi kriminal”, tha Lala.
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjet e forta që Suel Çela kishte ndërtuar me institucione të drejt&e...
diber DIBËR- Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë rinisur në Dibër, por fatmirësisht nuk raportohet për p...
Foto Ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina tip 'Mercedes Benz' janë p&eu...
BELSH- Një adoleshente shqiptaro-britanike është duke luftuar për jetën e saj pasi u përfshi në një përplasje t&e...
foto nga aksidenti VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të V...
policia apel TIRANË- Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që prej orëve të para të m&eum...
aksioni ne Spanje SPANJË- Një grup prej 7 personash, pjesa më e madhe me origjinë shqiptare është goditur nga policia spanjol...
parku i Shebenikut LIBRAZHD- Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë zbardhur Librazhdin, ku trashësia ka arritur rreth 10-15 cm...
Bulqiza BULQIZA- Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotmë kanë mbuluar edhe Bulqizën. Trashësia e dëbo...
KOSOVË- Këshilli i Sigurisë së Kosovës miratoi gjatë natës masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth ob...