Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Studiuesi dhe publicisti Ardian Vehbiu i ka kushtuar një shkrim vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA për abortin.
Nga Ardian Vehbiu
Ka një mani foshnjore, në njerëzit e mediave në Shqipëri, për t’ia shpjeguar publikut “Amerikën” – mani e cila zakonisht përfton përshkrime dhe interpretime qesharake, pa lidhje me realitetin amerikan.
Kësaj patologjie nuk i shpëtojnë as të vetëshpallurit “amerikanologë” që i gjen pothuajse çdo mbrëmje në panelet e debateve në televizion.
Vizioni i komentatorit shqiptar për Amerikën vjen zakonisht si rrëfim popullor, me ngjyra përralle, dhe shpreh drejtpërdrejt dëshirat ndonjëherë naive të komentatorit vetë.
Shoqëria, politika dhe kultura amerikane nuk janë të lehta për t’u kuptuar prej nesh; dhe shpesh as që është e nevojshme për publikun këtu që t’i njohë në detaje zhvillimet, sidomos të brendshme, përtej Atlantikut.
Jo rrallë, amerikanologu i shpalos dijet e tij për t’u imponuar si autoritet dhe për të fituar respektin e publikut; paçka se kjo sjell si pasojë keqinformimin e atyre që e dëgjojnë.
Këtë e vura re edhe në mënyrën si e përcollën mediat vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për ta shfuqizuar të drejtën kushtetuese për abort, duke aftësuar – në praktikë – shtetet që të ndalojnë me ligj disa lloje të caktuara aborti, ose edhe abortin si të tillë.
Por shumë media shqip njoftuan publikun e tyre se “Gjykata e lartë ndalon abortin në SHBA”, çfarë është dizinformim i pastër.
Duke ua lënë shteteve që ta rregullojnë të drejtën e abortit me ligj, Gjykata e Lartë u dha dorë të lirë shteteve me prirje konservatore, që të kalojnë ligje kufizuese për të drejtat e grave për abort. Dhe kjo merr valencë të posaçme në një sistem ligjor si ai amerikan, i cili mbështetet masivisht në precedentin gjyqësor (common law system).
Unë nuk jam amerikanolog, as ekspert i së drejtës në SHBA. Por jam në gjendje të bëj dallimin midis asaj që ka vendosur Gjykata e Lartë dhe asaj që po përcjellin mediat shqip – dhe të nxjerr përfundimin se mediat po e shtrembërojnë të vërtetën.
Shumë prej nesh – por jo të gjithë – e konsiderojmë të drejtën e grave për abort si të drejtë themelore të njeriut; prandaj edhe e gjejmë të gabuar dhe anakronik vendimin e tanishëm.
Vendimi i Gjykatës së Lartë tani jo vetëm rrezikon të krijojë dy SHBA, edhe sa i përket të drejtave të grave; duke e çuar më tej procesin e shpërbërjes kulturore dhe politike të Amerikës, por edhe krijon premisat që aborti të mund të ndalohet dikur në nivel federal, ose anembanë vendit; por kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.
Ngaqë banoj prej vitesh në New York, e kam të vështirë të kuptoj mirë se çfarë mendojnë qytetarët në një shtet si Mississippi; synimet dhe shqetësimet e atyre që jetojnë atje. Besoj se mediat e kanë për obligim profesional të ndihmojnë publikun në Shqipëri që ky të pranojë se Amerika nuk është as Hollywood-i, as Shtëpia e Bardhë, as metropolet shumëngjyrëshe – por një realitet plural dhe kompleks, ku ligji mundëson dhe ndërmjetëson bashkëjetesën e të kundërtave.
Pikërisht këtë na e kujtoi tani edhe vendimi i Gjykatës së Lartë.
Policia te farmacia TIRANË- Nuk është grabitur farmacia në zonën e 'Xhamllikut'. Kështu informon policia e Tiranës, pasi...
TIRANË- Një grup studentësh kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë Ministrisë së Arsimit n&e...
Brace dhe gruri TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike disa foto që vijnë nga një mag...
Farmacia e grabitur TIRANË-Ditën e sotme, në media u raportua se një farmaci në zonën e 'Xhamllikut', kishte rënë ...
Johan Mucllari POGRADEC- Griseld Maxhari është arrestuar nga policia. 22-vjeçari, banues në Pogradec, ishte në kërkim q&eum...
Momenti i filmuar nga Droni edukues TIRANË- 'Dron edukues' do të jetë në rrugët e Tiranës për të vëzhguar &cce...
TIRANË- Qytetarët shqiptarë do duhet të përballen sot me masat ajrore me origjinë afrikane. Temperaturat do të arrijnë...
Fermeri KORÇË- Një fermer i Korçës ka treguar se bujqësia në fshatin e tij ka marrë fund. Për 'Mcn' ai &eu...
Policia TIRANË- Një sherr mes dy personave në Paskuqan ka përfunduar deri në plagosje. Policia informon se personi me inicialet R....
Helikopteri ITALI- Një shqiptar ka humbur drejtimin e furgonit në Riçione të Italisë e për pasojë është p&eu...