Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vëzhgime nga terreni tregojnë se kompania që po kryen punimet ka filluar instalimin e rrjetave në disa pjesë të saj. Në fotot që shoqërojnë këtë artikull punimet i përkasin kryqëzimit që lidh rrugën Coca-Cola me kalimin për në Laknas.
Punimet për hekurudhën Tiranë Durrës dhe zgjatimin në Rinas janë në faza të ndryshme në segmente të caktuara të saj. Konkretisht këtë javë ka nisur vendosja e rrjetave mbrojtëse në zonën e banuar në kryeqytet.
Vëzhgime nga terreni tregojnë se kompania që po kryen punimet ka filluar instalimin e rrjetave në disa pjesë të saj. Në fotot që shoqërojnë këtë artikull punimet i përkasin kryqëzimit që lidh rrugën Coca-Cola me kalimin për në Laknas. Bëhet fjalë për një kalim në nivel pa barriera ku rruga ndërpritet me linjën e hekurudhës dhe sinjalizohet paraprakisht nga Kryqi i Shën Andreas.
Sipas projektit hekurudha e re Durrës-Tiranë-Rinas do të ketë rrjeta dhe kangjella për të izoluar pjesën më të madhe të trasesë nga qendrat e banuara. Kjo masë sigurie synon të parandalojë kalimin e paligjshëm të njerëzve dhe kafshëve, duke garantuar qarkullimin e sigurt të trenave me shpejtësi të lartë.
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatimin Tiranë-Rinas kanë filluar prej vitit 2021 nga kompania që fitoi tenderin INC S p.a dhe kompanive të kontaktuara prej saj. Afatet që ky projekt të përfundonte kanë ndryshuar vazhdimisht dhe por në disa deklarata të bëra nga përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Hekurudhës nisja e plotë e operimit do të mund të bëhet vetëm në fillim të vitit 2027.
Më herët, Hekurudha Shqiptare njoftoi për një “market teaser” duke tentuar që të merrte vëmendjen e palëve të interesuara për të ofruar njësitë e nevojshme për hekurudhën. Këto mund të ishin njësi të përdorura, ndërkohë që në të njëjtën kohë deklaroi se operimi i trenave të pasagjerëve do të kishte një model potencial koncesioni, pra, do të jetë nga një operator privat me eksperiencë në këtë fushë.
Ky projekt fillimisht u financua me një kredi rreth 70 milionë euro nga BERZH, ndërkohë që vetëm në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë me 40 milionë euro të kësaj kredie për të mbyllur punimet e saj. Sipas argumentit, shkak për këtë shtesë ishte bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, që e kanë rritur dukshëm faturën ndërkohë që një pjesë e kësaj shtese do të shkojë për ndërtimin e stacioneve.
Hekurudha Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas kanë një gjatësi 39 kilometra. Trenat në këtë hekurudhë do të jenë elektrike dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të jenë 11 stacione përgjatë gjithë linjës./Monitor.al
Foto ilustruse Si ka ndikuar liberalizimi i vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova brenda BE-së dhe a ka pasur migrim të qytetar&e...
Foto ilustruese Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më t...
Marco Rubio DANIMARKË- Kryeministrja daneze Mette Frederiksen planifikon të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së,&...
Rrushan Selko TIRANË- Analiza e ADN-së ka vërtetuar shkencërisht se autori i abuzimit seksual të vajzës 12-vjeçar...
AKU TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, në subjekte t&eu...
Bashkim Fusha TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga tentativa e grabitjes me armë mesditën e s&eu...
Gilmando Dani TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në...
Avokati i Selimit HOLLANDË- Avokati i Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka...
Bashkim Fusha TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank nj&...
Foto ilustruese Megjithë rënien e fortë të lindjeve, shtesa natyrore e vendit mbeti në territor pozitiv në vitin 2025 pasi vd...