LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Bushati- Bassuener në Public Square: Revolucioni i Ndërgjegjjes

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan nëse SHBA-të dhe BE-ja janë në për të ndihmuar një tranzicion dhe transformim demokratik e social-ekonomik në vendet tona dhe pse po ndodh ky lloj përkeqësimi i normave dhe standardeve demokratike?

12 Tetor 2024, 19:25 Nga I.A
VIDEO/ Bushati- Bassuener në Public Square: Revolucioni i Ndërgjegjjes
Ditmir Bushati dhe Kurt Bassuener

Ditmir Bushati në hapësirën e tij Public Square diskuton me Kurt Bassuener, bashkëthemelues i Këshillit për Politikat Demokratizuese. Në këtë episod ata ndalen tek shqetësimi gjithnjë në rritje nga analistë ndërkombëtarë dhe media në lidhje me përkeqësimin e standardeve demokratike dhe gjendjes ekonomike e shoqërore në Ballkanin Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan nëse SHBA-të dhe BE-ja janë në për të ndihmuar një tranzicion dhe transformim demokratik e social-ekonomik në vendet tona dhe pse po ndodh ky lloj përkeqësimi i normave dhe standardeve demokratike?

Ballkani Perëndimor

Duke u ndalur tek Ballkani Perëndimor të cilin Bassuener në një raport e ka përkufizuar si “zonë pa vlera të transaksionalizmit”, ai thotë se amerikanët kanë respektuar ndjeshëm BE-në, rrugën europiane, perspektivën e anëtarësimit, dhe kanë punuar për këtë. Ndonëse, vijon ai, të gjithë e kanë kuptuar që SHBA-të janë garantë të sigurisë në rajon, BE-ja është alergjike ndaj forcës. “BE-ja thjesht nuk shqetësohet për të. Situata e tanishme mbështetet mbi logjikën dhe prezumimin se Ballkani është në një mënyrë a tjetër tribal. E vetmja gjë që mund të bëhet është administrimi i tij, çka do të thotë së nuk duam trazira, nuk duam destabilitet. Për këtë arsye, do të bashkëpunojmë me pushtetarët aktualë”, shprehet Bussuener, për të cilin është hequr theksi nga demokracia, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut për sa ka të bëjë me ushtrimin e politikës së tanishme.

Duke u ndalur vecanërisht në këtë cështje, të cilën Bushati e quan “diplomacia e emigracionit”, në bisedë theksohet fakti se politika që kemi tani, më saktë përkthehet si: “ne do të kemi partneritet me cilindo që është në pushtet, dhe bazat e marrëdhënies sonë do të jenë kryesisht ekonomia dhe emigracioni”. Në varësi se nga cili shtet jeni, vendet e BE-së do të duan të rekrutojnë fuqinë punëtore të vendit tuaj, ose do ta mbajnë atë larg, por absolutisht nuk duan njerëz nga jugu dhe lindja e largët. Kjo është një lloj politike e “kordonit sanitar”. Kjo është gjeopolitikë pa vlera. Një lloj gjeopolitike që bota në zhvillim ka përjetuar dikur.

Zgjedhjet në SHBA

Bushati dhe Bussuener diskutuan dhe mbi ndikimin që pritet të kenë në Ballkanin Perëndimor zgjedhjet presidenciale në SHBA, për të cilat ky i fundit shpreh shqetësim nëse fiton ish-Presidenti Trump. “Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, pasi pamë mjaftueshëm çfarë ndodhi herën e parë. Po. Ka pasur vijimësi në transaksionalizëm, por të paktën, administrata Biden doli kundër ndarjes së Kosovës, gjë për të cilën administrata e Trump ishte e hapur kur kjo gjë u propozua nga Vučić, Thaçi dhe u mbështet nga Mogherini. Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur kur Vučić dhe Grenell u përpoqën të negocionin diçka” thotë ai. Më pas, kemi parë marrëveshjen e biznesit të Kushnerit dhe Ivanka Trump në Vlorë dhe në Beograd, të bashkëdrejtuar me Richard Grenell. Unë e quaj Trumpin presidentin tonë të parë ballkanas, pasi ai kishte saktësisht të njëjtin sistem operimi, pa kufij ndarës midis familjes dhe çështjeve publike, apo ushtrimit të funksionit zyrtar.

Përsa i përket rolit të SHBA-ve në rajon të dy bashkëbiseduesit ndajnë mendimin se politika e jashtme amerikane duhet të përqëndrohet më shumë në të ashtuquajturen leva politike sesa ekonomike. Unë mendoj se qëndrimi është: “ne, SHBA-të, duam që ju europianët t’i adoptoni këta fëmijët e egër siç janë, dhe më pas ata janë problemi juaj”. Ky është qëndrim diziluzionist, pasi nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Por, me të vërtetë mendoj se ky është niveli i të menduarit. Dhe këtu nuk po flasim për njerëz që nuk kuptojnë. Mendoj se ekziston një fiksim i tepruar me levat ekonomike, dhe jo me ato politike, dhe ekziston një arsye se përse njerëzit duan të dominojnë në politikë, pasi në këtë mënyrë ata mund të kontrollojnë ekonominë, dhe jo e kundërta.

Përkeqësimi i gjendjes së demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Një prej gjërave që më jep shpresë për rajonin janë lëvizjet qytetare nga poshtë lart kundrejt parasë, korrupsionit, abuzimeve të ndryshme me pushtetin, qofshin këto në nivele të ulëta apo të larta. Sistemet mund të ndryshojnë, por forma e operimit të pushteteve jo-llogaridhënëse është jashtëzakonisht e qëndrueshme në të gjithë rajonin, dhe njerëzit e kuptojnë një gjë të tillë, pohon ai.

Pyetja është nëse mund të dilet me një agjendë pozitive në vend të një agjende rezistence, sepse rebelimet dhe rezistenca janë kundërshtuese, ndërsa revolucionet janë mbështetëse.

Nevojitet një revolucion së pari për ndërgjegjen, sido që dëshirojmë ta përdorim atë ndërgjegje, qoftë revolucionare dhe përtej institucioneve ose të gjendet mjeti për të çarë rezistencën brenda institucionit. Mendoj se vetëm me nisma nga poshtë-lart ne do të mundemi të dalim nga politikat tona me tru të vdekur që ngjanë me zombit, dhe të kuptojmë se ka më shumë mundësi nga sa mendonim. Nuk kemi pse merremi vetëm me Rama-t, dhe Vučić-ët, dhe Dodik-ët, etj. Ne mund t’u drejtohemi qytetarëve, dhe ata do të mund të gjejnë përfaqësues të vërtetë për agjendën e ndryshimit të dëshiruar prej tyre, qoftë për mjedisin, shtetin e së drejtës, arsimin, kujdesin shëndetësor. Të gjitha këto janë çështje me të cilat përballen qytetarët në të gjithë rajonin.

Ka pasur kaq shumë bisedime për bashkëpunimin rajonal, por këto kanë qenë gjithmonë midis qeverive, dhe asnjëherë midis qytetarëve. Unë mendoj se kontrata sociale ndërtohet nga baza. Për momentin, asnjë prej këtyre shoqërive nuk ka një kontratë sociale. Pra, mund të ketë demokraci kur ajo mbështetet mbi diçka, qoftë mbi një trashëgimi, një rend kushtetues, ose një luftë, ose diçka që është tejet e kërkuar.

kurt bassuener ditmir bushati

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Tetor 2024, 17:52 E. D

Plagosje me thikë në Tiranë

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën &ls...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj