LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Bushati-Gashi në Public Square: Kombi që prin paqen e zhvillimin

Bashkëbiseduesit ndalen tek situata në Maqedoninë e Veriut katër muaj pas koalicionit qeverisës mes VMRO-së dhe një grupimi të partive shqiptare të quajtur VLEN?

27 Tetor 2024, 11:58 Nga r.ll
VIDEO/ Bushati-Gashi në Public Square: Kombi që prin paqen e
afrim gashi, ditmir bushati

TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e radhës Public Square diskuton me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi. Bashkëbiseduesit ndalen tek situata në Maqedoninë e Veriut katër muaj pas koalicionit qeverisës mes VMRO-së dhe një grupimi të partive shqiptare të quajtur VLEN?

Bushati dhe Gashi diskutuan mbi sfidat kryesore me të cilat përballet faktori politik shqiptar dhe a ekziston një hapësirë brenda koalicionit për të çuar përpara disa prej zotimeve që kanë lidhje ekskluzivisht me të drejat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe a ekziston mundësia për të shkuar përtej politikës ditore dhe për të gjetur urat e komunikimit për çështjet kombëtare mes shqiptarëve në qeverisje dhe shqiptarëve në opozitë?

E këtu ata u ndalen tek hapësira që ka VLEN për të zhbllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut si pasojë e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë?

Sipas Gashit, “Qëllimi i shqiptarëve të Maqedonisë gjithmonë ka qenë që të kemi barazi në këtë shtet dhe unë mendoj që do duhet të rihapet çështja e barazisë në të ardhmen dhe pse jo ne po mudohemi tash t’i bindim partnerët tanë maqedonas dhe të gjithë subjektet se përdorimi i gjuhës shqipe, barazia në vend nuk i bën dëm askujt, por është në të mirën e të gjithë shqiptarëve”, ndërsa pohon me forcë se “duhet ta përcaktojmë saktë punën se shqipja nuk ka arritur të bëhet gjuhë zyrtare. Do të mbetet kjo një tentativë e gjithë faktorit politik shqiptar në pozitë dhe opozitë”.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi me BDI dhe partitë e tjera në MV, Gashi vlerëson se dallimet ideologjike të temave politike nuk duhet të qëndrojnë kur bëhet fjalë për çështje kombëtare.

“Mendoj se ne kemi kapacitetin dhe pjekurinë e duhur politike qëduhet në momente të caktuara të qëndrojmëbashkë kur bëhet fjalë për realizimin e interesavekombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Bushati mbështet idene se faktori politik në Maqedoninë e Veriut është pozicionuar qartë si euro-atlantik, aq sa ndonjëherë ky lloj përcaktimi i ka shërbyer edhe si maskë për të fshehur keq qeverisjen apo elementë të caktuar që kanë lidhje me përfshirjen në aktivitete korrupsioni apo aktivitet të paligjshëm. Ndaj dhe duhet me qenë të qartë se çfarë përpjekje po bën VLEN-i, për zhbllokimin e mosmarrëveshjes me Bullgarinë?

“Siç e thatëdhe ju nuk ka dilema, jo në subjektet politike, por, nuk mund të gjesh një shqiptar të vetëm mbase, po aludoj në ekstreme, duke dashur të them qëshqiptarët janë shumë të unifikuar në drejtim tëatlantizmit. Këtu nuk duhet të bëjmë betejë nësedikush është i tillë apo i atillë. Ne duhet të jemieuropianë në drejtim të vlerave, në luftën kundërkrimit dhe korrupsionit në respektimin e tëdrejtave të njeriut dhe kështu me radhë. Jo për ta shfrytëzuar këtë përkatësi për të mbetur nëpushtet dhe për të realizuar qëllimet personale”, thotë Gashi.

E ndërsa flasin mbi përceptimin e krijuar se Tirana zyrtare mbështeti në fushatë BDI-në, Gashi mendon raportet politike duhet ti ndërtojmë në baza institucionale. “Mendoj se ne nuk na duhen dallime dhe fakti që jetojmë në më shumë se tri shtete dhe fakti që kemi qenë të ndarë ka ndikuar pak në kundërshtitë tona apo në ndërtimin identitar e kështu me radhë. Megjithatë, për fat të mirë, gjuha, tradita, historia jonë është përbashkuesedhe unë mendoj se duhet të qëndrojmë tekohezioni. Prandaj, nuk jam shumë ithtar i preferencave të caktuara partiake por mendoj se duhet të zhvillojmë raporte profesionale."

Bisedën e plotë e gjeni në linkun bashkëlidhur:

ditmir bushati afrim gashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj