Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Dalin pamjet brenda bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.
4 Mars 2024, 10:03Nga r.ll
pamje nga baza
KUÇOVË- Ditën e sotme do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë për avionët luftarakë të Aleancës, ndërkohë kanë dalë pamje nga brenda bazës.
Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.
Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.
Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.