Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD- Sherri HORROR mes shqiptarëve në aeroportin e Perugias
Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t'i sillte në Tiranë.
27 Qershor 2022, 09:41Nga k.m.
Pamje nga sherri
ITALI- Një sherr masiv është regjistruar dje në aeroportin e Perugias mes dy grupave udhëtarësh shqiptarë në pritje të avionit për të udhëtuar drejt Tiranës. Një grup shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv. Të gjithë janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e para të pasdites së djeshme, me shqelma dhe grushta, ndërkohë që avioni i priste që t'i sillte në Tiranë.
Situata ishte e qetë, derisa një moment, ndoshta për shkak të lëvizjes së njerëzve ose ndoshta për të marrë përparësi, nisi sherri që degradoi me shtyrje, shkelma dhe grushta. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të gjithë kanë përdorur çdo mjet për të sulmuar tjetrin, ndërsa një vajzat që i shoqëronin vetëm ulërisnin nga frika mos u ndodhte gjë të afërmve të tyre.
Disa pasagjerë filmuan gjithçka dhe thirrën për ndihmë. Në vend ndodhen edhe dy autoambulanca. Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital pasi morën lëndime në kokë dhe në hundë. Ndërsa 8 të tjerë u arrestuan, mes tyre dhe dy vajza, secila 22 dhe 24 vjeç.
Në aeroport - si në të gjitha aeroportet italiane - ka një komisariat ndaj dhe kanë qenë policët ata që kanë ndërhyrë, por nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi nxehjen e gjakrave.