Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes bashkëpunimit të Interpol Madrid, dhe Interpol Tirana, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
LEZHË- Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Përmes bashkëpunimit të Interpol Madrid, dhe Interpol Tirana, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
Në pranga ra Ardit Isufi, 45 vjeç, teksa qarkullonte me automjet tip "Benz" në rrethrrotullimin e Shëngjinit. A i u arrestua me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës. Sipas autoriteteve, në vitin 2025, Gjykata në Spanjë i ka caktuar Isufit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një leje drejtimi të falsifikuar. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët spanjollë për përfundimin e procedurave të ekstradimit e 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
DVP Lezhë- Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Kapet pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të kërkuar për llogari të Spanjës, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Aksi”.
Në kuadër të operacionit, u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi A. I., 45 vjeç. Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. I., në Spanjë."/Dosja.al
Poliia greke GREQI- Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç dy vëllezër shqiptarë, me precedentë pen...
Foto ilustruese Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë p&e...
Digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e axhendës së vendorëve në përgjigje të një rruge të...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale t&e...
foto ilustruese “Prindërit, për të gjetur metoda që u ndihmojnë fëmijëve të tyre [me autizëm] lëvi...
foto ilustruese TIRANË- Emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga&n...
foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima ë...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar në Ankona, një 35-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi u kap me dy kilogramë e gjy...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në...
Foto ilustruse ITALI- Ervin Dakoli, një 47-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga DDA Boloneze si një trafikant i fuqishëm droge aktiv n&...