LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ "Ik të thashë o David", i biri “shemb” nënën në dru, ish-bashkëshorti i grabit shtëpinë në Lezhë

Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

23 Nëntor 2023, 21:06 Nga I.A

VIDEO/ "Ik të thashë o David", i biri “shemb”

LEZHË- Në Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lezhë pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar. Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi. Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.

Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u largua nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.

Një video tronditëse e bërë publike në “Stop” ku paraqitet dhuna që i biri ushtron ndaj të ëmës, ka nxitur revoltimin e drejtuesit të emisionit investigativ Saimir Kodra.

Denoncuesja: He hajde më rrih. Hë, ça do? Ik të thashë atje, ça don? Ik David! Ik të thashë! Ik të thashë o David! Ndihmë!

Saimir Kodra: Është djali i një nëne që e ka lindur dhe që e dhunon, nuk e di. Nuk e do nënën tënde, ke punë me Zotin, por mos e prek me dorë se është femër, është motra e dikujt, e mbron ligji shqiptar dhe italian mor djalë. Mirë babai yt nuk e ka gjë, e ka grua dhe mund ta ndajë, por as ai nuk ka të drejtë ta prekë. Por ti je djali i vet, që rreh nënën? Nuk e di.

DenoncuesjaMora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.

Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë vetëm pas interesimit të “Stop”.

Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pasur dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.

Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?

Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.

Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.

Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.

“Stop” ka kërkuar informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën ku thanë se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Gjergj Sutin.

Së fundi, “Stop” ka mësuar se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.

Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratat e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.

Fatmir Laçej: Revokimi i kontratës duhet bërë padyshim pas asnjëlloj diskutimi nga të dy bashkëshortët, të cilët janë palë porositëse në kontratë. Nëse ky revokim është bërë nga vetëm njëri prej bashkëshortëve, do të thotë se është i parregullt dhe nuk ka bazë ligjore.

Gazetarja: Nëse kemi të bëjmë me revokim në mënyrë të paligjshme dhe më pas kemi lidhjen e kontratave me të tjerë persona, a janë të vlefshme këto kontrata në këto kushte?

Fatmir Laçej: Në rastin konkret, pala duhet t’i drejtohet gjykatës me një padi civile, ku të kërkojë pavlefshmërinë e revokimit të kontratës dhe me marrjen e vendimit nga gjykata, atëherë çdo kontratë tjetër del e pavlefshme.

Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga Agjencia Shtetore e Kadastrës Lezhë.

“Për të kuptuar në emër të kujt është regjistruar ky apartament pasi i gjithë pallati është i certifikuar “Stop” pati një komunikim me Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, nga ku thuhet se në lidhje me përshkrimin e këtij apartamenti të pozicionuar në katin e parë teknik, seksioni C, nuk ka të regjistruar një kontratë pranë ASHK Lezhë dhe të jetë prodhuar një certifikatë në pronësi në emër të shtetasit Ndrec Milici, që është edhe kunati i Gjergj Suti. Pra, jemi para faktin që shtetasi Ndrec Milici mund ta ketë shitur këtë apartament tek një tjetër shtetas.

Marrë nga Tv Klan

fatmir laçej arben llangozi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj