LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi, arrestohet 60-vjeçari, nën hetim administratorja e farmacisë

Policia bëri sekuestron e 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara, një armë gjahu e municion luftarak.

11 Nëntor 2022, 14:22 Nga A.B
VIDEO- Ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi, arrestohet
Ilacet

SHKODËR- Një sasi e madhe e ilaçeve kontabandë është zbuluar në Shkodër. Në pranga ka përfunduar shoferi i magazinës, Jordan Zllatiçani, ndërsa është vënë në hetim administratorja e një prej farmacive ku ky person i tregtone. Po ashtu, janë proceduar dhe 4 persona të tjerë, doganierë në PKK Hani i Hotit, për të cilët dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Policia bëri sekuestron e 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara, një armë gjahu e municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tablets”. Magazinoi 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari (farmacist). Të arrestuarit iu gjet në magazinë edhe një armë gjahu e municion luftarak. Procedohet penalisht një 58-vjeçare, administratore e njërës prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, doganierë në PKK Hani i Hotit, për të cilët dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen 710 kuti me medikamente mjekësore, të kontrabanduara, një armë gjahu e municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, me fokus të veçantë, goditjen e kontrabandës së medikamenteve mjekësore, për shkak të rëndësisë për shëndetin dhe jeten e qytetarëve, si dhe në kuadër të një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tablets”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua ne flagrancë shtetasi J. Z., 60 vjeç (farmacist), banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja e te ardhurave”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. J., 58 vjeçe, banuese ne lagjen Partizani, Shkodër, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Nga veprimet e hetimore, rezultoi se shtetasi J. Z. kishte kontrabanduar medikamente mjekësore nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme. Ky shtetas u kap me sasi medikamentesh mjekësore të kontrabanduara, teksa lëvizte me automjet, dhe në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Tablets”, u ushtrua kontroll edhe në një ambient (magazinë), ku 60-vjeçari mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, një armë gjahu dhe municion luftarak. Në total, shtetasit të arrestuar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut e municioni luftarak.

Gjithashtu, u procedua ne gjendje te lirë shtetasja V. J., pasi rezultoi se administronte njërën prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamentet mjekësore të kontrabanduara. Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për shtetasit A. G., A. H., I. M. dhe D. S., doganierë në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve që janë aktualisht në hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ilace kontrabande shkoder jordan zllatiçani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj