Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Si në rastin e Gertit dhe Esmasë, çiftit të dashuruar, të cilët kaluan peripeci pafund për tu bërë bashkë.... për jetë të jetëve.

DIMAL- Dhe jetuan përgjithmonë të lumtur. Kështu mbyllen përrallat, të cilat kanë gjithmonë një fund të lumtur. Dakord, kanë mërzi, dhimbje, sakrifica, intriga, tradhti dhe lot. Por ama, mbyllen me triumfin e dashurisë. Si në rastin e Gertit dhe Esmasë, çiftit të dashuruar, të cilët kaluan peripeci pafund për tu bërë bashkë.... për jetë të jetëve.
Dhe në u kthyem sërish në Urën vajgurore, për të vijuar historinë tonë, plot me tradhti, urrejtje dhe intriga e magjistrica. Siç ndodh gjithmonë në mbretëritë e përrallave. Përpara komisariatit të policisë gjejmë babain e Gertit, të riut të dashuruar me Esmanë.
Pra, rrëmbimi i Esmasë, e cila la burrin dhe vajzat për Gertin, nuk qenka mirëpritur nga familja e tij, të cilët mezi po presin t’i japin duart të fejuarës së padëshiruar. Madje ka qenë babai i Gertit që ka komunikuar me Kastriotin, burrin e tradhtuar, për t’ia kthyer gruan në shtëpi.
Më pas ai nis të tregoje takimin e parë me Esmanë, këtu e 7 muaj më parë.
Në momentin kur po mundohemi ta zbërthejmë këtë trekëndësh dashurie nga babai i Gertit, afrohet Esmaja, protagonistja e kësaj historie.
Shihet qartë se marrëdhënia e çiftit të ri ka marrë një goditje fatale, dhe për këtë dikush është fajtor.
Skena është bërë vërtetë sureale dhe shpesh herë komikes i lë vend një ndjenjë trishtimi, teksa sheh Kastriotin që me të voglën në krah, kërkon të shfajësohet, dhe pret vendimin që do të marrë gruaja e tij.
Ndërsa flasim me Kastriotin, aty afrohet nëna e Gertit, i cili është pak metra me larg, i mbrojtur nga policët.
Por Esmaja ndërhyn edhe njëherë duke shfryre gjithë inatin te familjarët e Gertit, të cilët po bëjnë të pamundurën ta ndajnë nga e fejuara.
Situata është tashmë jashtë kontrollit dhe të gjithë po përplasen me njëri-tjetrin. Ndërsa jemi në mes të këtij sherri verbal, një ambulancë hyn në oborrin e komisariatit të policisë, dhe dikush na njofton se Gerti, i fejuari i Esmasë, nuk ndjehet mirë.
Në të vërtetë, nëse ka një strumbullar të gjithë çfare po ndodh dhe që ka ngatërruar dynjanë, është pikërisht ai.
Prandaj e presim me durim derisa të përmirësohet për të kuptuar se çfarë ka ngatërruar kësaj here.
Pra Gerti pretendon se është tërhequr dhe e ka flakur Esmanë në rruge nga presioni. Por ne jemi të sigurt se po na gënjen përsëri, sepse ne fakt ai është tërhequr vetëm nga frika e prindërve.
Po ti e dije që ka ikur 5 herë nga burri dhe është kthyer prapë?
Pasi e kemi lënë Gertin në kulmin e dëshpërimit, nga ana tjetër e rrugës, janë Esmaja me Kastriotin, të cilët po përgatiten për tu kthyer në shtëpi bashkë me të voglën e tyre. Tashme gruaja e re duket më e qetë dhe e vendosur për të ardhmen e saj.
Dashuria nuk është ‘ata jetuan të lumtur përgjithmonë’. Ajo është thjeshtë fundi i përrallave me princër e princesha. Dashuria është të dish ta përballosh jetën. Bashkë, si familje. Megjithë pengesat e peripecitë, me gjithë hallet e shqetësimet e përditshmërisë. Dhe e rëndësishme, është të dish të falësh.
Marrë nga Syri.net
PATOS- Geraldo Haxhia pati një moment që i ndryshoi krejtësisht jetën e tij. Ai i mori jetën në një aksident automobilistik...
TIRANË- Që nga nisja e emisionit ‘Piranjat’, jave pas jave, i është dhënë zë mbrojtjes nga dhuna dhe ngacm...
Policia PËRMET- Shoferi i autobusit të shkollës 9-vjecare "Kamber Bënja" në Përmet është arrestuar m...
Enrik Lamaj dhe Gezim Malka ‘Vende pune ka, por nuk ka profesionistë’- është ky një nga sloganet më të njohura t&...
Foto ilustruese SARANDË- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje Sarandën. Disa aks...
Vrasja EKUADOR- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Arjanit Rizaj në Ekuador. 53-vjeçari k...
Arjanit Rizaj EKUADOR- Shqiptari Arjanit Rizaj është vrarë mbrëmjen e djeshme në parkingun e spitalit Luis Vernaza, n&eu...
Vendi i vrasjes EKUADOR- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po pushonte në një automjet jashtë spitalit ...
Kuvendi TIRANË- Katër gardistë të Kuvendit të Shqipërisë janë poezulluar ditën e sotme nga detyra. Më...
Foto ilustruese TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kërkuan një zgjidhje nga Kuvendi për ngërçin e rritjes s&eum...