“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
Aktualitet
VIDEO/ Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës
Tubimi, i cili ka nisur nga kryeministria është shoqëruar me lëvizje në disa akse kryesore, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit.
15 Qershor 2026, 22:28Nga E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës para kryeministrisë, me studentët që sot qëndrojnë në pjesën e përparme të kolonës së protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë marshuar nga Kryeministria tek Parlamenti me thirrje kundër qeverisë.
“Rama jepe dorëheqjen” është thirrja që shoqëron mijëra protestues në marshimin masiv në kryeqytet.
Tubimi, i cili ka nisur nga kryeministria është shoqëruar me lëvizje në disa akse kryesore, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për shtimin e pjesëmarrjes, duke iu drejtuar qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tyre në vazhdim.
“Bashkohuni me ne, bashkohuni me ne”, ishte thirrja e protestuesve ndaj qytetarëve rrugëve të Tiranës dhe në kafene./Dosja.al