LIVE UPDATES
Aktualitet

Video-regjistrimi, Nazmi Liçi: Djegien e “Golf-7” e bëra për 1 mln lekë, më pagoi Ambri i “Universit”

Jorgo Zhidro, në dëshminë e dhënë në polici ka rëfyer se me Nazmi Liçin, kanë qenë shokë por që prej 2 vitesh nuk shoqërohen me njëri-tjetrin. Zhidro, ka shpjeguar se me Ambri Sinakolin, nuk ka pasur konflikt por ka vënë re nga ana e Ambrit, një farë inati të vjetër, ku sipas tij herë pas here, Sinakoli i bën manovra me makinë kur shihen.

20 Prill 2023, 16:25 Nga F.M
Video-regjistrimi, Nazmi Liçi: Djegien e “Golf-7” e bëra
Makinë e djegur

ELBASAN- Nazmi Liçi, i cili u arrestua për djegien e një makine në pronësi të Jorgo Zhidros në Elbasan, është zbuluar përmes një video regjistrim që pronari i makinës i ka bërë atij. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se videoja prej 1 minutë e 12 sekonda i regjistruar me telefon tregon djegien e mjetit tip “Golf 7”, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2023.

Sipas Qynos, Nazmi Liçi, që në Elbasan njihet si përdorues droge, ka treguar përpara ish-shokut të tij, Jorgo Zhidro, se makinën ia kishte djegur ai me urdhër dhe financim të Ambri Sinakolit, që njihet si Ambri i Universit.

Sipas Nazmi Liçit, ka qenë Ambri i “Universit”, që e ka urdhëruar dhe paguar me 1 milion lekë të vjetra, për të djegur makinën tip “Golf 7”.

“…unë dhe Ambri jemi takuar në ambientet e “Universit” dhe aty kemi dakordësuar planin për djegien e makinës, kundrejt shumës prej 1 milion lekë të vjetra…”-ka pohuar në video-regjistrim Nazmi Liçi.

Gjatë kohës së deklarimit të këtyre të dhënave, Nazmi Liçi, ishte bllokuar brenda në makinën e tij, nga Jorgo Zhidro, i cili e kishte qëlluar disa herë me grushta.

Jorgo Zhidro, në dëshminë e dhënë në polici ka rëfyer se me Nazmi Liçin, kanë qenë shokë por që prej 2 vitesh nuk shoqërohen me njëri-tjetrin. Zhidro, ka shpjeguar se me Ambri Sinakolin, nuk ka pasur konflikt por ka vënë re nga ana e Ambrit, një farë inati të vjetër, ku sipas tij herë pas here, Sinakoli i bën manovra me makinë kur shihen.

Ndërkohë dyshimet e Jorgo Zhidron, se makinën e kishte djegur pikërisht Nazmi Liçi, vinin për faktin se ai ishte identifikuar përmes veshjes.

“…unë pashë kamerat e sigurisë të shtëpisë, ku dallova një person, i veshur me tuta dhe bluzë të bardhë (kostum sportiv) dhe një jelek ngjyrë të errët, me kapele sportive, ngjyrë të bardhë, i cili dukej qartë të bënte levizje, ku mbante në dorë një bidon plastik rreth 1.5 litra, me të cilin s’përkiste me një lëng makinën Golf dhe fugonin. Nga këqyrja e pamjeve filmike, dyshova se personi, i cili kishte djegur makinat ishte Nazmi Liçi, të cilin e kam patur komshi te lagja disa kohë më parë, por që tani është larguar nga aty. Gjithashtu, dua të sqaroj se Nazmi Liçin e kam parë më të njëjtat rroba edhe dy-tre ditë para, ku ka lëvizur përpara shtëpisë time. Pasi pamë pamjet filmike, menduam me djalin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që do takojmë Nazmiun, së bashku me prindërit e tij, për të s’qaruar nëse ishte Nazmiu apo jo dhe arsyen pse e kishte bërë këtë gjë…” - ka treguar në polici babai i Jorgo Zhidros, shtetasi Ardjan Zhidro.

Ky i fundit shton se pasditen e 15 Marsit 2023, teksa lëvizte me djalin e tij në makinë, Nazmi Liçi, i ka parakaluar me një “Audi A6”.

Ai është vënë nga pas duke e ndjekur, por në momentin që Liçi, ka hyrë në ambientet e Bar-Kafe-Lavazh “Universi”, nuk e ka ndjekur më.

Në pyetje rreth kësaj ngjarje është marrë dhe Nazmi Liçi, i cili jep një deklaratë krejt ndryshe nga ajo që ka folur në video-përgjimin prej 1 minuta e 12 sekonda.

Në dëshminë e tij, Nazmi Liçi, shprehet se një grup prej disa personave, mes të cilëve Jorgo Zhidro dhe Usama Gashi, e kanë mbajtur peng në ambientet e resort “Panorama”, duke e dhunuar për disa orë.

“…në datën 15 Mars, rreth orës 11:00 teksa kam qenë i vetëm në afërsi të lagjes “Vullnetari”, me mjetin të cilin e kam marë me qëra, tip “AUDI”. Përpara meje, qëndroi një makinë tip “Audi” i Zi me xhama të zinj. Nga ky mjet zbriti Ardjan Zhidro, i cili u afrua drejt makinës time dhe i tha që donte të pinte një kafe me të. Unë duke qenë se e njoh Ardjanin, pranova. Ardjani më tha se do iknin te lokali i tij “Panorama”. Ardjani, u ul përpara si pasagjer në “Audin” e Nazmiut, kurse “Audi i zi” i shoqëroi. Kur kemi zbritur të “Panorama”, kanë shkuar tek pjesa ku pihet Shisha. Pas tij kanë ardhur edhe shumë persona të tjerë, gati 6-7 persona, ku ndër këta kam njohur djalin e Ardjanit që quhet Jorgo Zhidro dhe Usama Gashin. Këta persona që erdhën filluan të godisnin me grushta, shkopa bejsbolli dhe sende të tjera. Më kanë goditur në fytyrë dhe në trup. Gjithashtu më kanë thyer edhe celularin që kisha me vete. Pasi më rrahën për afro 2-3 orë, Jorgo Zhidro, më ka çuar në qytet me mjetin “Audi” të Nazmiut dhe personat e tjerë që ishin aty nuk i pa se ku shkuan…” - ka dëshmuar Nazmi Liçi.

Ky i fundit ka shtuar se me personat në fjalë nuk ka ndonjë konflikt, por ata e akuzojnë se ai i ka djegur makinën e tyre. Por sipas tij, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Për zbardhjen e kësaj çështje policia kriminale e Elbasanit, ka ushtruar kontroll në disa banesa, përfshirë këtu dhe në lavazhin që është në pronësi të Fejzulla Çapjas. Për këto ngjarje, policia kriminale e Elbasanit ka arrestuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, Ambri Sinakolin, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60 ditor. Në pranga ra dhe vetë pronari i makinës të djegur, Jorgo Zhidro, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Si autor të zjarrvënies ndaj makinës “Golf 7” dhe një furgoni, policia arrestoi Nazmi Liçin, ndaj të cilit gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

nazmi lici jorgo zhidro ambri sinakoli fejzullah capja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj