LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Rrezikonin pushuesit, bllokohen 14 mjete lundruese në Jug të vendit, policia gjobit drejtuesit

Ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u janë vendosur gjoba nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë të vjetra.

30 Korrik 2023, 14:03 Nga I.A
VIDEO/ Rrezikonin pushuesit, bllokohen 14 mjete lundruese në Jug
Vlore

VLORË- 14 mjete lundruese janë bllokuar ditën e sotme në jug të vendit. Mësohet se bllokimet e mjeteve lundruese kanë nisur nga Ksamili dhe kanë vazhduar në Vlorë. Mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski, 6 gomone dhe 7 skafe. Ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u janë vendosur gjoba nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë të vjetra.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Vlorës/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve. Masa të shtuara kontrolli për mjetet lundruese, për ato që cenojnë perimetrin e sigurisë ujore duke rrezikuar jetën e plazhistëve, të atyre që transportojnë persona mbi kapacitetin e lejuar apo që lundrojnë në det dhe kryejnë aktivitetin e argëtimit me mjete lundruese Jet Ski të papajisur me dokumentacion. Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 5 Jet Ski, 3 gomone dhe 6 skafe. 6 mjete lundruese, nga të cilat 2 Jet Ski, 3 gomone dhe 1 skaf, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Jalë dhe Vlorë.

Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Drejtuesi i 1 mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 200 000 lekë të rinj, ndërsa drejtuesi i 1 tjetër mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 80 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe transport të qytetarëve mbi kapacitetin e lejuar. 6 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski dhe 3 skafe, u bllokuan dhe secili nga pronarët e mjeteve lundruese u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. Po si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, vetëm gjatë muajit korrik, ka bllokuar 81 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme dhe në cenim të sigurisë së plazhistëve, si dhe ka ndëshkuar pronarët e tyre, me masa administrative, sipas ligjit, për shkeljet e konstatuara.

Nga këto, 7 masa administrative janë vendosur në bazë të ligjit Nr. 43 të vitit 2020 “Për turizimin detar”, neni 24, germa ç “Ushtrimi i veprimtarisë së operatorit detar të turizimit pa licencë, certifikatën përkatëse sipas nenit 5 të këtij ligji”, me vlerë totale 700 000 lekë. Sqarojmë se bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe në bashkëpunim me institucionet Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit Tiranë, jane ushtruar kontrolle për operatoret të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe nuk disponojnë certifikimin përkatës të mësipërm si operator i turizmit detar, pasi ata nuk duhet të lejohen nga strukturat e Policisë Kufitare të ushtrojë veprimtari pa përmbushur detyrimet ligjore, duke bërë në këtë mënyrë dhe ndarjen me qytetarët që kanë një mjet lundrues për përdorim personal për qëllime turizmi dhe që lejohet të lundrojnë në zonën ujore, por pa prekur zonën e notimit.

Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre subjekteve, Policia Kufitare dhe Migracionit ka marrë kontakt me pronarët dhe administratorët, të cilëve iu është sqaruar kuadri ligjor që rregullon zhvillimin e aktivitetit të turizimit detar. Policia Kufitare dhe Migracionit është e vendosur për të kontrolluar subjektet që ushtrojnë aktivitetin në hapësirën detare, për të transportuar pushues/turistë në vendet e atraksionet turistike detare, si dhe për të ndëshkuar subjektet që nuk janë certifikuar si operatorë turistik detar, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe në përmbushje të detyrës së saj nuk do të stepet nga presionet në forma të ndryshme të pronarëve të mjeteve lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë ndëshkuar sipas ligjit. Sjellim në vëmendje për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. Gjithashtu, ftojmë qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

 

policia policia kufitare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj