LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Shqipëria pa vend ekspertimi të farave të kanabisit, Prokuroria ‘ping pong’ me Ministrinë dhe Policinë

Për te pare nga afër se si ishin procedurat e nga marrja ne dorëzim e farërave e deri ne mbjelljen e tyre, ne mars te vitit 2022, kolegia Aida Topalli do te hynte ne këtë QTTB. Dhe aty zbuluam te vërtetën e sigurisë ne te cilën gjendeshin provat e prokurorisë.

24 Nëntor 2023, 21:39 Nga I.A

VIDEO/ Shqipëria pa vend ekspertimi të farave të kanabisit,

TIRANË- Një vizitë e dy viteve më parë, nga ministrja e atëhershme e Bujqësisë Milva Ekonomi, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore të Lushnjes, solli një situate aspak të këndshme për të dhe stafin e saj. Ndërsa ministrja ndodhej brenda një sere me perime, diku pas domateve të pjekura, shfaqeshin disa rrënjë shëndetplota hashashi.

Pamjet u publikuan ne faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për tu fshirë disa minuta më pas, por dëmi ishte bërë dhe pyetja mbeti. Kanabis në serat e shtetit dhe kaq hapur? Po për çfarë qëllimesh?

Ministria e justifikoi videon me një deklarate, ne te cilën thuhej se behej fjale për një bashkëpunim me prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, për të evidentuar farërat e dyshuara si bimë narkotike.

Pra farërat e kapura nga policia, të dyshuara si kanabis sativa mbilleshin nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë për tu përdorur si provë nga prokuroria.

Deri këtu asgjë për t'u çuditur, për shkak sepse shpesh pas sekuestrimit te farërave te dyshuara ka patur probleme te mosnjohjes apo ngatërrimit nga ana e policisë. Rasti konkret është ngatërresa qe çoi ne burg fermerët e Shkrelit ne Malësinë e Madhe.

Duke parë se rastet e kapjes dhe sekuestrimit shtoheshin vit pas viti, lindi nevoja e një strukture për ekspertimin e këtyre farërave, dhe Prokuroria e Përgjithshme, kërkoi ndihme ne Ministrinë e Bujqësisë.

Dhe kjo e fundit, cakton një drejtori te specializuar pranë QTTBm Fushë Kruje.

Por çfarë ndodhi më pas? Për shkak të një rikonstruksioni në këtë strukture, në mars te vitit 2021, titullari Ilir Salillari, u çoi shkresë 4 QTTB-ve të tjera të njëjta me institucionin që drejtonte që të nisnin ekspertizën e farave të dyshuara si kanabis.

Pas këtij urdhri absurd, vetëm dy QTTB pranuan te bashkëpunojnë me prokurorinë, Vlora dhe Lushnja. Vlora u tërhoq menjëherë. Mbeti vetëm Lushnja.

Për te pare nga afër se si ishin procedurat e nga marrja ne dorëzim e farërave e deri ne mbjelljen e tyre, ne mars te vitit 2022, kolegia Aida Topalli do te hynte ne këtë QTTB. Dhe aty zbuluam te vërtetën e sigurisë ne te cilën gjendeshin provat e prokurorisë.

Menjëherë pas transmetimit te këtyre pamjeve, kolegia Topalli do te përballej me ministren Milva Ekonomi, e cila ishte përgjegjësja kryesore e situatës, por pa marre asnjë përgjigje për pyetjet qe i drejtoi.

Publikimi i skandalit, i pasuar nga heshtja e ish-ministres e cila ishte përgjegjëse institucionalisht dhe ligjërisht, nuk ndryshoi asgjë ne QTTB e Lushnjes, ku bimët e kanabisit qe pritej te përdoreshin si prova, mund te vidheshin, shkatërroheshin apo zëvendësoheshin nga kushdo.

Për ketë iu drejtuam ministres se atëhershme te bujqësisë, Frida Krifca dhe duket se më në fund dikush e kishte marre seriozisht këtë situate aspak normale, sepse menjëherë pas publikimit nga ana jonë, ministrja Krifca do t’i dërgonte një shkresë kryeprokurorit Olsian Çela, në të cilën i kërkon nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndër-institucionale, me objekt bashkëpunimin për kryerjen e procesit të mbjelljes dhe rritjes së bimëve të dyshuara.

Shkresa mbyllet me një kërkese per shpejtimin e këtij procesi ne funksion te garantimit te integritetit te rezultateve përfundimtare.

Shkresa mban datën 15 Mars 2022. Qe atëherë ka kaluar me shume se një vit e gjysme. A është nënshkruar kjo marrëveshje qe do te çonte ne ekspertimin brenda ligjit te farave te dyshuara si kanabis?

Për këtë iu drejtuam me një shkrese Prokurorisë se Përgjithshme, e cila na informon se sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit, qe pas dates 27 mars 2023, kultivimi dhe ekspertimi i farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore.

Pra me 27 mars 2023, plot nje vit me pas. Një kohe tepër e gjatë, por më mirë vonë se kurrë. Dhe ne i kërkojmë një kopje te kësaj marrëveshjeje.

Për çudinë tone përgjigja qe na vjen, vetëm serioze nuk mund te konsiderohet. Pasi ne shkresën që mban datën 20 tetor ishim informuar se ishte arritur një marrëveshje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë për ekspertimin e farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike...

Vetëm 10 dite me vone, me një tjetër shkrese zyrtare na mohohet një fakt i tille. Ne këtë shkrese, Prokuroria e Përgjithshme na sqaron se nuk na kishte konfirmuar në asnjë rast që të kishte një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Me poshtë në shkrese, na sqarohet që ka një korrespondencë me anë të së cilës është arritur një marrëveshje për administrimin e procesit.

Përveç se morëm dy shkresa që kundërshtojnë njëra-tjetrën, kuptuam diçka, që prokuroria dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë paskan korrespondencë me qellim arritjen e një marrëveshjeje. Një tjerrje e holle fjalësh, e denjë për Oscar.

E ndërsa palët po bëjnë korrespondencë, ajo që dihet me siguri është se në këtë moment, asnjë institucion i shtetit shqiptar, nuk kryen ekspertim për farat dhe bimët e dyshuara si kanabis sativa...

Marrë nga Syri.net

milva ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj