LIVE UPDATES
Aktualitet

Video skandal/ "Mos më kap me dorë", Policia e Elbasanit kontrollon pa mandat gazetarët e Stopit, një nga oficerët rezulton i dehur në detyrë

Kur grupi i xhirimet qëndronte brenda makinës së parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë  së Elbasanit, aty u turrën Forcat Operacionale dhe ato ‘Shqiponja’. Në abuzim me detyrën, efektivët filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”.

23 Shkurt 2023, 21:40 Nga DOSJA
Video skandal/ "Mos më kap me dorë", Policia e Elbasanit
Gazetarët e Stop

ELBASAN- Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon abuzimin me detyrën të Policisë së Elbasanit. Një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit duke investiguar për një çështje ditën e mërkurë.

Kur grupi i xhirimet qëndronte brenda makinës së parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë  së Elbasanit, aty u turrën Forcat Operacionale dhe ato ‘Shqiponja’. Në abuzim me detyrën, efektivët filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”.

Gazetari: Po jam në punë, o zotëri…

Punonjësi 1, i Operacionales Elbasan: Policia për kontroll!

Gazetari: Po jam në punë o zotëri…!

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Edhe ne në punë jemi, o vëlla…

Punonjësi 1, i Operacionales Elbasan: Unë jam punonjës policie. Vetëm kaq!

Gazetari: Ok! Por a mund të identifikohesh?

Punonjësi 3 i Operacionales Elbasan: Zbrit poshtë…!

Gazetari: Ik tani, se ju kanë informuar gabim! Na lini rehat të kapim atë, kë kemi për të kapur dhe hëëë…!

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Kë do kapësh ti?!

Gazetari: Kë kam unë për të kapur. Cfarë do ? Kush ju njoftoi juve?

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Unë bëj punën time…

Gazetari: Për cfarë erdhët?!

Punonjësi 3 i Operacionales Elbasan: Është ai ooo.., se e kam parë unë.

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Po unë të njof shumë mirë.

Gazetari: Po,por për cfarë erdhët?

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Për të verifikuar..

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Ata, që kanë dyshimet.

Punonjësi 2 i Operacionales Elbasan: Ore, po unë s’po të pyet ty.., se kë pyes unë, o vëlla!

Gazetari: Urdhëro! Do kartë ID, a çfarë do? Vec mos na dekonspiro!

Gazetari i emisionit Stop, i cili ishte në detyrë, Genci Angjellari, kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit. Sipas Kodit të Procedurës Penale, kontrolli është parashikuar të kryhet vetëm kur ka arsye të bazuara, se dikush fsheh prova të një vepre penale. Në këto kushte gjykata nxjerr vendim për këtë procedurë të policisë.

Sipas neneve të Kodit të Procedurës Penale, tregohen qartë rastet se kur kryhen kontrollet nga Policia e Shtetit.

“Kur ka një arsye të bazuar për të menduar se dikush fsheh prova materiale të veprën penale apo sende që i përkasin veprës penale, gjykata merr vendim për kontrollin e personit”, thuhet në Kodin e Procedurës Penale.

Por në rastin konkret, oficerët e Operacionales së Elbasanit nuk kishin asnjë mandat kontrolli, e për më tepër, njëri prej punonjësve ka kapur fizikisht nga krahu gazetarin, kur nga ana e këtij të fundit nuk ishte bërë asnjë rast kundërshtimi me forcë.

Punonjësi 1 i Operacionales Elbasan: Të lutem do zbresim! Zbrisni direkt për kontroll!

Gazetari: Për cfarë? Më jep një mandat, që do bësh kontroll!

Punonjësi 1 i Operacionales Elbasan: Ore lere mandatin.

Gazetari: Mos më kap me dorë, o zotëri mos më kap me dorë. Mos më kap me dorë se dal vetë ore zotëri. Mos ma shtrëngo dorën.

Punonjësi 1 i Operacionales Elbasan: Unë nuk të njof fare! Policia për kontroll!

Sikur të mos mjaftonte ky kontroll abuzim dhe pa asnjë dokument gjykate, gazetari i Stop Genci Angjellari konstaton se njëri prej punonjësve të Operacionales Elbasan, pikërisht oficeri që kryente kontrollet, ishte në gjendje të dehur gjatë detyrës.

Gazetari i Stop kërkoi që t’i bëhet testi i alkollit, mirëpo kolegët e tij habitën me përgjigjen që dhanë: “Nuk është në timon”!

Gazetari: Tani një konstatim, meqë jemi me kamera! Tani ky zotëri, që po na kontrollon, mua më duket, që vjen era alkool! A mund të vijë dikush me një (paisje e konstatimit të alkoolit), jo meqë jemi  këtu, unë jam gazetar, në kushtet e flagrancës, të vijnë këtu, t’i bëjnë testin, mos ikë…? Ok? Lajmëron pak të lutem, apo të lajmëroj unë sallën? Ta marr unë 129? Si është procedura, se mos ikë zotëria?

Punonjësi 3 i Operacionales Elbasan: Tani ti ke ndonjë kundërshtim për kontrollin? A si?!

Gazetari: Po pra, se ai është i dehur, nuk i lejohet. T’i bëjnë testin, të shikohet, sa ka konsumuar alkool dhe pastaj…

Punonjësi 3 i Operacionales Elbasan: Po ai s’është në timon.., hahah…

Gazetari: Po pra, prandaj po ta them, sepse nuk lejohet, punë shteti të jesh i dehur, nuk lejohet…!

Ajo, që ndodhi një ditë më parë në Elbasan, nuk plotësonte asnjë kriter. Avokati Arben Llangozi sqaron hapat e mëtejshëm ligjorë që redaksia e “Stop” do të ndjekë për këtë incident flagrant dhe të patolerueshëm për lirinë e individit dhe medias.

“Në Kodin e Procedurës Penale është e përcaktuar se para se të bëhet kontrolli i një personi apo i një vendi të caktuar, më parë Policia Gjyqësore duhet të kishte dhënë një vendim gjykate personave të cilët po kontrollohen dhe rasti konkret para se të bëheshit ju objekt i kontrollit, duhet që më parë të ishit njohur me një vendimmarrje të një organi i cili ju ka implikuar si të dyshuar në rastin aktual. Policia jo vetëm se nuk ju ka dhënë një dokument që është një shkelje shumë e rëndë dhe është një shkelje shumë e rëndë e dinjitetit tuaj si gazetar, por jo vetëm ju si gazetar dhe cilido kontroll që bëhet në këtë formë cënon rëndë dinjitetin e personit sepse është vetëm Gjykata ajo e cila mund të privojë dhe mund të bëjë kontrolle në lidhje me gjërat intime të personave, sepse kontrolli i personit është intim. Ne do ndërmarrim disa hapa, do t’i drejtohemi ministrit të Brendshëm, do t’i drejtohemi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të merren masa kundrejt drejtuesve të Policisë Elbasan sepse nuk kemi të bëjmë me një veprim i cili është në nivel oficeri, që sipas konstatimit tuaj është në gjendje të dehur që kjo është një tjetër arsye që kjo është të merren masa për shkarkim nga detyra, nga ana jonë do të depozitohet dhe një kallëzim penal drejtuar SPAK-ut për arsye sepse veprimet kanë qenë të ndikuara nga persona të cilët kanë qenë në investigim nga ana e emisionit Stop dhe ndikimi i paligjshëm për të përfituar të mira personale të një personi është vepër penale që ndiqet nga SPAK-u dhe kemi të bëjmë me ndikim të paligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejt”, thotë avokati Arben Llangozi.

Pavarësisht këtij incidenti që synonte të intimidonte grupin e xhirimit të Stop, çështja që po investigonte emisioni do të transmetohet ditët në vijim.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj