LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Skandali me përdhunimin e të resë në Vlorë, mjeku ligjor shkoi 4 ditë me vonesë

Por çfarë ka ndodhur atë natë të 21 Tetorit me vajzën e cila kishte dalë për të kaluar disa orë me të dashurin e saj dhe kishte përfunduar pa ndjenja në një dhomë hoteli në Vlorë?

3 Nëntor 2023, 21:42 Nga I.A

VIDEO/ Skandali me përdhunimin e të resë në Vlorë,

VLORË- Historia e 26-vjeçares së përdhunuar nga tre të rinj në qytetin e Vlorës, u kthye në krye-lajmin e këtyre ditëve, jo vetëm për gjestin prej burracakësh ndaj një vajze të pambrojtur, por edhe për tentativën e familjarëve për ta fshehur të vërtetën e këtij krimi.

Por çfarë ka ndodhur atë natë të 21 Tetorit me vajzën e cila kishte dalë për të kaluar disa orë me të dashurin e saj dhe kishte përfunduar pa ndjenja në një dhomë hoteli në Vlorë?

Për këtë do të kërkojmë të rindërtojmë hap pas hapi të gjithë dinamikën e atyre orëve...

Nga lokali ku u konsumua alkool e drogë, e deri në reanimacionin e spitalit të Vlorës, ku vajza u përmend një ditë më pas.

Por gjithashtu, do të kërkojmë të hedhim dritë mbi disa veprime apo mosveprime, që çojnë në dyshime serioze se kjo ngjarje është kërkuar të fshihej.

Dinamika e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e dhëna në polici nga protagonistët, na tregon se vajza ka qenë totalisht e pavetëdijshme për shkak të alkoolit dhe drogës së konsumuar. Ajo është marrë në makinë nga Albi Çeno, i cili e ka dërguar në hotel Fjortes, në lagjen 24 maji në Vlorë.

Një distancë prej gati 8 km, me kohë udhëtimi rreth 15 minuta.

Gjatë të cilave, vajza ishte në një gjendje të rënduar fizike dhe e theksojmë, totalisht e pavetëdijshme. Por, megjithatë, shoqëruesi i saj, nuk mendoi aspak që ta dërgonte në spital, por në një dhomë hoteli.

Mund të ngjajë rastësi e çuditshme, por në bllokun e klientëve të hotelit, është grisur një fletë e vetme.

Dëshmia e këtij të riu është vërtetë tronditëse. Ai është personi që në njëfarë mënyre i ka shpëtuar jetën vajzës, e cila është flakur pa ndjenja, pasi është abuzuar për orë të tëra në mënyrën më të tmerrshme.

Ndërkohë, rreth orës 7 të mëngjesit, vajza është shtruar me urgjencë në reanimacionin e spitalit të Vlorës, ku është mbajtur nën kontroll nga mjeku Edmond Breshani.

Pasi është përmendur, ende në gjendje jo të mirë për të komunikuar, vajza nuk ka gjetur aty pranë, asnjë nga të afërmit e saj, edhe pse kishin kaluar orë nga momenti kur ishte dërguar me urgjencë atje. Autoritetet e spitalit të Vlorës, nuk kanë marrë mundimin të bëjnë një telefonatë për të njoftuar familjen e 26-vjeçares.

E ndërsa familja nuk ka qenë aty kur vajza është zgjuar, ajo është vizituar nga nëna e njërit nga të arrestuarit, një person të cilin e shihte për herë të parë...

Siç thotë edhe vajza në dëshminë e saj, gjatë gjithë kësaj bisede, ajo ka qëndruar e mpirë dhe nuk ka pasur forcë të kundërshtojë fjalët me tone të ngritura të kësaj zonje të paftuar në dhomën e saj.

Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në prani të mjekut dhe të infermierëve, të cilët kanë qenë prezent gjatë gjithë kohës.

A është kaq e lehtë të hyhet në repartin e reanimacionit të spitalit të Vlorës?

Në fakt, nëse nuk të shoqëron njeri, është krejtësisht e pamundur. Sepse duhen kaluar disa dyer, dhe në pjesën më të madhe të tyre, kalimi bëhet me kartë të cilën e disponojnë mjekët dhe infermierët.

Praninë e saj në dhomën e vajzës, e ka pranuar dy ditë më parë edhe nëna e Albi Çenos. Sipas informacioneve tona të verifikuara nga prokuroria e Vlorës, ajo ka hyrë te vajza dhe e ka marrë gjatë në pyetje, dhe me tone imponuese.

Madje i ka kërkuar vajzës qa ta pranojë se çdo gjë është bërë me konsensus të plotë nga ajo.

A duhet të mbajnë përgjegjësi autoritetet spitalore për këtë skandal?

Ne shkuam ta takojmë zonjën, në hotelin luksoz që zotëron familja e Albi Çenos, për të dëgjuar edhe të vërtetën e saj. Por gjërat nuk shkuan aq mirë.

Një tjetër detaj që lë shumë vend për dyshime, është vonesa prej katër ditësh e ekzaminimit mjekësor të vajzës, që sipas ligjit duhej bërë brenda 48 orësh.

Këtu del në skenë një tjetër personazh. Mjeku ligjor i Vlorës Alban Hazizi.

Pavarësisht se sipas policisë është njoftuar ne mbrëmjen e datës 22 Tetor, ai është paraqitur për të kryer vizitën ekzaminuese, me datën 25 tetor.

Pra, katër ditë më vonë. A ka pasur arsye të neglizhohet ky rast kaq delikat?

Mjeku është zhdukur prej disa ditësh... Por le të kthehemi tek vizita që ka kryer me vajzën.

A është kaq e paqëllimtë që një mjek ekspert të mos ekzaminojë aspak shenjat e dhunës dhe nxirjet në qafë dhe në krahë, të një vajze që ndodhet në spital e dyshuar për përdhunim?

Deklarimet e vajzës, janë akuza tepër të rënda ndaj mjekut, që në rast se vërtetohen, do ta përballin atë me akuzën për fshehje të provave të një krimi.

Pasi kemi dëgjuar dëshminë e vajzës, por edhe kemi renditur informacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve, një ide e kemi krijuar, dhe dyshimet janë të bazuara se kjo ngjarje e rëndë, është kërkuar të fshihet me çdo kusht.

Por, për fat të mirë, brenda zyrave të organeve ligj zbatuese, ka ende njerëz te përgjegjshëm që kërkojnë t’i shkojnë në fund historive të tilla me dhunë e abuzime. Edhe pse të pakët. Dhe kjo vajzë pret nga ata, vetëm drejtësi.

Marrë nga Syri.net

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore alban hazizi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj