LIVE UPDATES
Aktualitet

MISTERI i vrasjes së Anila Ruçit/ Historia e martesës me italianin, e reja shqiptare ishte e lidhur me babain e “vëllait” që mbante në shtëpi

Osman Bylyku është personi i cili jetonte në të njëjtën banesë me Anila Ruçin dhe që kjo e fundit e prezantonte si vëlla.

23 Maj 2023, 08:05 Nga I.A
MISTERI i vrasjes së Anila Ruçit/ Historia e martesës me
Anila Ruçi

ITALI- Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Italisë, në Scaldasole të Pavias, aty ku u vra 38-vjeçarja shqiptare Anila Ruçi. Gazetari Spartak Koka ka mundur të zbulojë të tjera detaje rreth kësaj ngjarje misterioze. Osman Bylyku ​​është personi i cili jeton në një person tjetër me Anila dhe që kjo e fundit është prezantonte si vëlla. Por në fakt, Anila dhe Osmani nuk kanë asnjë lidhje gjaku mes tyre.  Por së fundmi është mësuar se në fakt Anila ka qenë në një lidhje dashurore me babain e Osmanit dhe i kishte kërkuar ndarjen pasi ajo do të martohej me një shtetas italian që kishte njohur në zonën e Scaldasole ku dhe jetonte.

Ajo madje i kishte kërkuar Osmanit që të largohej nga shtëpia e saj pasi nuk donte ta kishte më si bashkëjetues. Anila verën e këtij viti do martohej me një italian rreth 50-vjeç, por planet e saj mbetën të parealizuara pasi u vra më 19 prill në banesën e saj.

Osman Bylyku me të cilin ajo jetonte u gjet i plagosur me thikë, por pas shtrimit në spital u arrestua pasi dyshohet se ka inskenuar plagosjen e tij pasi ka vrarë Anilën.

"Anila Ruçi kishte krijuar kontakte dhe njohje me persona të ndryshëm në zonë duke kërkuar sipas të dhënave dhe sipas saj që kemi biseduar me Ahmet Bylykun duke kërkuar që Osmani të largohej dhe të mos ishte më si bashkëjetues në të njëjtën shtëpi. Por ajo që kemi mësuar është dhe fakti tjetër që Anila Ruçi i kishte deklaruar Ahmet Bylykut se nuk donte të vazhdonte më marrëdhënien me të dhe se tashmë kishte gjetur një burrë, një shtetas italian rreth 49 – 50 vjeç me të cilin priste të martohej në verën e këtij viti. Madje i kishte kërkuar babait të Osmanit ta ndihmonte me dokumentacionin për t’u çregjistruar nga trungu familjar ku ajo ishte më parë me nënën, vëllain dhe motrën dhe për të dalë në trung më vete”, tha Koka.

MISTERI i vrasjes së Anila Ruçit/ Historia e martesës me
Anila Ruçi

Osman Bylyku ​​është i ndaluar nga policia italiane si person i dyshuar për vrasjen e Anila Ruçit. Koka ka marrë në intervistë dhe avokatë të Osman Bylykut, Elierta Myftari duke treguar detaje të çështjeve.

"Anila e prezantonte si vëllain e saj. Por në fakt nga të dhënat që kemi zbuluar është se Osman Bylyku është djali i ish-bashkëjetuesit apo të dashurit të Anila Ruçit. E më konkretisht shtetasit Ahmeta Bylyku aktualisht 60 vjeç babai i dy fëmijëve dhe jeton në Elbasan. Ai e ka sjellë për jerë të parë Anilën në këtë zonë, në zonën e Scaldasoles. Shtëpia fillimisht është marrë me qira në emër të dhëndrit të Ahmet Bylykut dhe më pas ka ndryshuar pronësinë”, raporton nga Scaldasole gazetari Spartak Koka.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë fiksuar gjallë për herë të fundit Anila Ruçin pasditen e 18 Prillit 2023 rreth orës 18:30, kur 38-vjeçarja dhe Osman Bylyku futen në shtëpi.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetari Spartak Koka: Cila është marrëdhënia që ka patur Osmani me 38-vjeçaren nga Elbasani, nga i njëjti vend që është dhe klienti juaj Osman Bylyku.

Avokatja Elierta Myftari: Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet. Unë si avokate mund të them që ka qenë një farë marrëdhënie miqësie midis tyre. Nuk ka as marrëdhëni familjare, as marrëdhënie sentimentale nga ky këndvështrim.

Gazetari Spartak Koka: Pra, përjashtohet marrëdhënia sentimentale mes tyre?

Avokatja Elierta Myftari: Nga informacionet që kam nuk ka pasur marrëdhënie sentimentale midis tyre. Vështirësia e këtij rasti qëndron pak a shumë edhe tek ky këndvështrim përsa i përket punës time, sepse Osmani deri më sot në dy herët që e kam takuar nuk ka dashur të shprehet në lidhje me ngjarjen.

Gazetari Spartak Koka: E pohon? E mohon?

Avokatja Elierta Myftari: Nuk shprehet! E vetmja gjë që më tha është që po akuzohet për shumë gjëra të padrejta. Vetëm kaq më tha. Dhe nuk ma tha në lidhje direkte me ngjarjen. I thashë që ai ka nevojë të flasi me mua në mënyrë që t’i sqarojë pastaj edhe hetuesve çfarë ka ndodhur, sepse normale që nga dy personat që kanë qenë prezent në ngjarje, të paktën që dihet dhe ishin Anila dhe Osmani, ata të dy e dinë të vërtetën. Anila nuk shprehet dot më, Osmani ka mundësinë të shprehet dhe të mbrohet. Atë i thashë.

Aktualisht Osman Bylyku është i ndaluari i vetëm nga policia italiane për vrasjen e Anila Ruçit, edhe pse vetë kishte mbetur i plagosur nga goditjet me thikë. Edhe shkaqet e vrasjes mbeten ende të panjohura.

anila ruci osman bylyku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj