LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Vendosi eksploziv në banesën e 54-vjeçarit, zbardhet ngjarja e rëndë në Dibër, Policia: Arrestohet autori

Autori është i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ 'Shërbim prove'.

4 Janar 2024, 11:26 Nga I.A
VIDEO/ Vendosi eksploziv në banesën e 54-vjeçarit, zbardhet
Policia

DIBËR- Atentati me eksploziv në banesën dhe biznesit të 54-vjeçarit në Dibër është zbardhur nga policia. Mësohet se autori i vendosjes së eksplozivit është një 42-vjeçar, emër i njohur për policinë e shtetit. Autori është i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ 'Shërbim prove'. Policia ka sekuestrua një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Eksplozivi". Vendosi lëndë eksplozive në afërsi të banesës dhe dyqanit të një 54-vjeçari, Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen, identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Autori i dyshuar, një 42-vjeçar(i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ 'Shërbim prove' ). Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në lagjen "Drita", në qytetin e Burrelit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Eksplozivi". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. L., 42 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ 'Shërbim prove'.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 42-vjeçari, për shkak të një konflikti të mëparshëm me shtetasin A.C., ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpëthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme. Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të shtetasit A.C., ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në cilësinë e provës materiale, 42-vjeçarit, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Ky shtetas, dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

policia e dibres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj