Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ U ekzekutua me tre plumba në mes të Gjykatës së Apelit, qindra qytetarë i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja në vendlindje
Që prej orës 14:00, në Shkodër, qytetin e lindjes së tij, kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
8 Tetor 2025, 15:37Nga M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Miq, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë dhanë sot lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e së hënës, pasi u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit. Që prej orës 14:00, në Shkodër, qytetin e lindjes së tij, kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit, ndërsa më pas trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
Më herët gjatë ditës, homazhe zyrtare u zhvilluan edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës dhe drejtësisë. Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe la një shënim në librin e ngushëllimeve në nder të gjyqtarit të ndjerë.
Astrit Kalaj do të kujtohet si një figurë e njohur e sistemit të drejtësisë, ndërsa ngjarja e rëndë që i mori jetën ka tronditur opinionin publik dhe ka rindezur debatet mbi sigurinë në gjykata.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al