LIVE UPDATES
Aktualitet

Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS

E para, që shfaqet, është Ervina Gjana, Drejtore e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, e emëruar në këtë post pikërisht më 2 gusht 2023, pra në ditën e krimit.

24 Dhjetor 2025, 10:38 Nga Ferdinand Dervishi
Videot e Agasit kapin edhe vjedhësit e TIMS
Pamjet nga dosja

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit - ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023.

E para, që shfaqet, është Ervina Gjana, Drejtore e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, e emëruar në këtë post pikërisht më 2 gusht 2023, pra në ditën e krimit.

Përfund njërës nga fotot, që gjenden në vendimin e gjykatës, shkruhet: Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hë ça bën mirë je ti... mirë, mirë. Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime...”

Ervina u katapultua në majë të Policisë së Shtetit, në postin e Drejtores për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në kohën kur ministër ishte Taulant Balla dhe Drejtor i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.

Sipas Taulant Ballës, Ervina ishte pjesë e një “ekipi të ri, brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që ka marrë përsipër, nga qershori 2023, një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe të sigurisë…”

Procedura e emërimit të Gjanës ishte, fund e krye, në shkelje të ligjeve për emërimet në Policinë e Shtetit. Gjithçka e shtypur me këmbë, nisur nga kushti kryesor – ajo kishte përfunduar studimet për “inxhinieri informatike”, ndërkohë që Drejtoria, për Hetimet e Krimeve Kibernetike, ishte një strukturë hetimore.

Në kuadër të hetimit të SPAK për tenderat e AKSHI-t, hetuesit e BKH-së vendosën të kontrollonin banesën e Ervina Gjanës dhe bashkëshortit të saj, Renato Hristiç. Ata kishin të dhëna të sakta se, bashkëshorti i Ervina Gjanës, ishte lidhje e Ergys Agasit, herë në rolin e shoferit personal, herë në ndonjë rol tjetër.

Po kështu, hetuesit kanë dyshime se, i njëjti personazh, pra Ergys Agasi, përmes Drejtores Gjana, vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme apo grupe kriminale rivale, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa.

Për këtë arsye hetuesit kanë veçuar, apo zgjedhur, pjesën e përftuar nga videot, që Agasi i bënte vetes, ku thuhet: “Shiko tashi, do të vi ERVINA se do të bëhet një aksion për disa falsifikime”. Me vazhdimin, që nuk është në foto: “...dhe që të mos dali fjala, se dun me i plas mrena. Kupto ti, me kujdes...”

Pra, në rastin më të mirë, ne jemi para një dekonspirimi të vërtetuar të një aksioni policor, e dyta, jemi para rastit të ndarjes me dikë tjetër të një sekreti policor, e treta, mund të dyshohet se Agasi është i interesuar të goditet grupi, pasi mund të ketë qenë rival i tij, apo lidhjeve të tij në bisnese të pastra, apo të pista.

Personazhi i dytë, i historisë së vjedhjes së databazës së TIMS, që shfaqet në dosjen e tenderave të AKSHI-t, është Klodian Mazari, njëri nga civilët, të cilët, në 2 gusht 2023, u futën në brendësi të ambienteve të Policisë së Shtetit dhe operuan, gjatë e gjatë, për kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS.

I njohur si lidhje e Ermal Beqirit - biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t - sipas të dhënave të dosjes, faqe 131, Klodian Mazari shfaqet si Kryetar i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave (KSHA) pranë AKSHI-t.
Sipas hetimit, Klodian Mazari dhe dy anëtarë të tjerë të këtij komisioni, kanë marrë në shqyrtim ankesën e kompanisë “Advanced Business Solution” të bisnesmetit Gerond Meçe, të njëjtit që u morr peng nga grupi kriminal që kishte privatizuar tenderat e AKSHI-t.

Po sipas hetimit, Klodian Mazari, dhe dy anëtarët e tjerë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, kanë sajuar një argument jo ligjor për të hedhur në kosh ankimimin e Kompanisë së Gerond Meçes.

Saktësisht “…arsyetimi ligjor i KSHA-së është haptazi i pabazuar, pasi nuk ka një bazë ligjore, apo referim në ndonjë normë ligjore konkrete…”

Përfundimisht mund të thuhet se shfaqja, e këtyre dy personazheve, në hetimet për tenderat e AKSHI-t, jo vetëm që bën më të besueshme akuzën se, njerëzit që vodhën databazës e sistemit TIMS kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal, por edhe faktin e dyshuar, se ata janë pjesë e një organizate më të madhe, dhe më të rrezikshme, të vjedhjes së të gjitha informacioneve, apo të dhënave sekrete, që ruhen në institucionet e shtetit tonë.

ferdinand dervishi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj