LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI+ PAMJET/ Vidhte automjete dhe ua shiste personave me precedent kriminal, vihet në pranga 21-vjeçari në Durrës

I riu u vu në pranga pasi ka vjedhur 4 automjete, një në Gjoricë të Bulqizës dhe tre në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.

3 Dhjetor 2025, 08:53 Nga E. D
EMRI+ PAMJET/ Vidhte automjete dhe ua shiste personave me precedent kriminal,
pamje nga vendngjarja

DURRË- Një 21-vjeçar i identifikuar Klajdi Lleshi është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit “Markat”. I riu u vu në pranga pasi ka vjedhur 4 automjete, një në Gjoricë të Bulqizës dhe tre në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Markat”. Vidhte automjete në lagje të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te personat me precedent kriminal për të kryer krime ndaj jetës dhe personit; kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.

Gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automjete të vjedhura nga ky shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markat”.

Bazuar në informacionet e siguruara, shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë shkuar në Bulqizë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë ushtruar kontroll në vendin ku dyshohej se ndodhej shtetasi i kërkuar.

21-vjeçari, që pak minuta më parë kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi bashkë me automjetin, në drejtim të Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Markat”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, si dhe kapjen e 21-vjeçarit, të cilin ia kanë dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 21-vjeçari ka vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

klajdi lleshi

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër