LIVE UPDATES
Aktualitet

Vijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në telefonat tuaj!

Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë.

3 Prill 2024, 14:20 Nga M.B

 

Vijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në
Foto ilustruese

TIRANA- Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve online. Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë. Por çfarë duhet pasur parasysh kur mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm? Eksperti i IT Tomi Kallanxhi thotë për “Monitor” se, ka shumë site online që shesin të dhënat e shteteve të ndryshme, të dhëna të cilat përfshijnë numra telefoni, adresa rrjetesh sociale apo edhe adresa banesash.

“Ky është një sulm që në gjuhën teknologjike quhet spam”, thotë ai. I pyetur se cilat janë mekanizmat mbrojtës, z. Kallanxhi shprehet se nuk ka dhe se mbrojtja më e mirë është ndërgjegjësimi i individëve për sigurinë e lundrimit të tyre online dhe të informacioneve që shpërndajnë.

“Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako në rastin konkret dhe kështu me radhë me rastet e ngjashme“, thotë z. Kallanxhi.

Eksperti i IT u bën thirrje qytetarëve që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Sipas evidencave që dispononte, spam-e të tilla vijnë kryesisht nga vendet ruse. Gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa u përket rasteve të mashtrimeve online, sipas statistikave të bëra publike nga Policia e Shtetit. Vetëm një javë më parë, Guvernatori Sejko, gjatë aktivitetit të Javës së Parasë, theksoi nevojën për të përqafuar një qasje të përgjegjshme për administrimin e financave personale, por edhe duke qenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale.

“Është shumë e rëndësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta. Siç mund të lexoni dhe në agjendën e javës, për të edukuar në këtë drejtim të rinjtë dhe më të vegjlit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me partnerët e saj do të organizojnë programe dhe aktivitete edukative në të gjithë vendin”, u shpreh Guvernatori.

Dy muaj më parë, me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit vuri në dukje këtë problematikë, duke theksuar se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i mesazhit nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

“Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, paraqituni në polici”, bën thirrje Policia.

Raste të tjera ndodhin kur pranojmë email-e të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të paidentifikuar, por me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur flitet për një testament, keni fituar para, e situata të ngjashme. Kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetikë është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre. Ndaj, kujdesi se çfarë publikojmë në rrjete sociale apo çfarë informacionesh klikojmë, është i domosdoshëm. Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartave etj./ Monitor

mashtrimet online

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj