3 Shkurt 2024, 15:11
Nga N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 17-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi u kap me doza droge në xhep. Arrestimi i tij ka ardhur në lagjen “Hajro Çakërri” ku gjatë kontrollit fizik të të miturit u gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.
Njoftimi i plotë:
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Evidentohet dhe goditet, nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë, në lagjen “Hajro Çakërri”, me doza kanabisi të gatshme për shitje. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike kanabis, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, së bashku me 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: 17 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në 140 doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vlore arrestim droge policia
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 14:59
M.B
Policia spanjolle
SPANJA- Një 20-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar nga agjent&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 14:57
N.F
Danjela Neza
ITALI- 27-vjeçari nga Guinea, Safayou Sow i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare, Danjela Neza është d&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 14:03
r.ll
gramoz sako
TIRANË- Jep dorëheqjen Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramoz Sako.
Mësohet se...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 13:47
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një nga autorët e dyshuar të plagosjes në Vlorë, mesditën e sotme është arrestuar nga p...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:56
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pak mq herët në aksin Elbasan-Peqin ku një automjet i ka prer&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:45
r.ll
protesta
KRUJË- Banorët e fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset ...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:39
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një konflikt raportohet se ka degraduar në përdorimin e thikës në Vlorë.
Si pasojë dyshohet...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:14
r.ll
pamje nga vendngjarja
GREQI- Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 27 gusht në Athinë, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Jorgo Z...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:10
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident tjetër ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vend. Dy automjete janë p&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 12:03
r.ll
protesta
KRUJË- Banorët e fshatrave të Krujës që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar po protestojnë së...