LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhja e mbetjeve të riciklueshme nga landfilli/ Pas investigimit të Piranjave, hiqet nga puna drejtori i pastrim-gjelbërimit në bashkinë e Fierit

Vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, ishte një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se ata, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.

11 Janar 2025, 10:37 Nga r.ll
Vjedhja e mbetjeve të riciklueshme nga landfilli/ Pas investigimit të
fatjon elezaj

FIER- Emisioni investigativ "Piranjat" ka denoncuar më 27 shtator një rast ku tregohej vjedhja e mbetjeve të riciklueshme nga landfilli i Fierit. Kjo vjedhje bëhej nga një person i quajtur Soni Hoxha i cili administronte një godinë private, që ishte vetëm 50 m larg nga stacioni i transferimit të mbeturinave të Bashkisë Fier.

Në investigimin e Piranjave u bë gjithashtu me dije se ky person kishte lidhje të ngushtë miqësore me drejtorin e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Fier, Fatjon Elezaj person që i bie të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin e mbetjeve.

Vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, ishte një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se ata, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.

Lidhur me ketë shkeje të ligjit, burime për "Piranjat" bëjnë me dije se drejtori i pastrimit-gjelbërimit Fatjon Elezaj është hequr nga puna, ndërsa në vendin e tij është vendosur Emiljano Skendaj. Pas largimit të Elezajt nga puna, i ngelet prokurorisë së Fierit që të nisë me hetimet për shkeljet ligjore të tij. 

ARTIKULLI I PLOTË INVESTIGUES:

Skandali i inceneratorëve mund të konsiderohet pa frikë si afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, e cila i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra miliona euro. Një skemë e mirëmenduar e shtrirë në tre qytete, përfshi edhe Fierin, ku djegësi aq i reklamuar, nuk është vënë asnjëherë në punë, duke bërë që malet me mbetje të pushtojnë periferinë, dhe të krijojnë një vendgrumbullim që shërben si stacion transferimi drejt landfillit të qytetit. Dhe kur gjërat marrin për keq, gjendet gjithmonë dikush që me pretekstin se do zgjidhë punë, përfiton nga kaosi. Në rastin e Fierit, personi që zgjidh punët, quhet Soni Hoxha.

Ai administron një godinë private, e cila është vetëm 50 m larg nga stacioni i transferimit të mbeturinave të Bashkisë Fier. Çdo ditë, ai dërgon punëtorët e tij romë te godina shtetërore, ku bëjnë selektimin e mbetjeve urbane dhe më pas, nga aty me anë të një kamioni të vogël këto mbetje transportohen te objekti i tij privat.

Përpara se të vazhdojmë historinë me Sonin dhe betejën e tij për çlirimin e Fierit nga mbeturinat, duhet të bëjmë një sqarim të nevojshëm. Ai ka lidhje të ngushtë miqësore me drejtorin e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Fier, person që i bie të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin e mbetjeve.

Për ta bërë të qartë edhe për ju, edhe vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, është një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se këta hallexhinj, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.

Lidhur me ketë shkeje te ligjit drejtori i pastrimit, Fatjon Elezaj mundohet gjatë gjithë kohës të na mbushë mendjen se me ketë që po bëjmë, po i heqim bukën disa hallexhinjve që mbledhin kanaçe dhe plastika në pikën e grumbullimit të mbetjeve. Por e vërteta është ndryshe. Asnjëri nga këta persona në nevojë nuk lejohet të punojë për veten. Është Soni padroni i tyre.

Pasi kemi mbyllur bisedën përpara kameras, drejtori pohon disa gjëra që sapo na i kishte mohuar. Problemi është se për dreq, kamera ishte harruar e ndezur.

“E pashë kamionin, e pashë edhe kur kishit vajtur ju, edhe kur kishit marrë kthesën.Video plehrash janë, ca të bëj vëllai?”

Ndërsa Soni, përfituesi më i madh nga kjo histori mohon edhe punëtorët e tij duke u justifikuar, se janë romët që ia shesin atij dhe njësoj si drejtori mundohet ta devijojë gjithë diskutimin tek pengesa që ne po i bëjmë disa hallexhinjve romë për të mbledhur mbetje të riciklueshme. Gjë, që siç ju a shpjeguam është e gjitha një manipulim, për të fshehur të vërtetën.

Kjo është e vërteta e kësaj historie, e cila ka brenda shkeljen e ligjit dhe shfrytëzimin pa mëshirë të njerëëzve në nevojë, sepse uria nuk njeh kompromis dhe të çon në çdo derë. 

fatjon elezaj bashkia e fierit piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj