LIVE UPDATES
Aktualitet

VKM: Të dhënat e shqiptarëve të dënuar në botë, tashmë në një regjistër elektronik

Regjistri në fjalë përmban të dhëna që nga gjendja civile e të dënuarit, shteti ku është dënuar, vendimi i dhënë për të, vepra për të cilën është dënuar, e të gjitha të dhënat do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë. 

29 Mars 2023, 19:33 Nga k.m.
VKM: Të dhënat e shqiptarëve të dënuar në
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë regjistrin me të dhënat e të dënuarve shqiptarë në botë. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, zbulohet se regjistri do të ketë të gjitha të dhënat, për çdo vendim të formës së prerë që do të merret ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar. Regjistri në fjalë përmban të dhëna që nga gjendja civile e të dënuarit, shteti ku është dënuar, vendimi i dhënë për të, vepra për të cilën është dënuar, e të gjitha të dhënat do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë. 

VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR TË DHËNAT PARËSORE DHE DYTËSORE, RREGULLAT PËR NDËRVEPRIMIN ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE SHTETËRORE DHE NIVELIN E AKSESIMIT NË REGJISTRIN ELEKTRONIK TË GJENDJES GJYQËSORE TË SHTETASVE TË DËNUAR JASHTË VENDIT, POR ME BANIM TË PËRHERSHËM NË SHTETIN SHQIPTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 29, të ligjit nr.10193, datë 3.12.2009, “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

1. Ky vendim ka si objekt përcaktimin e rregullave të hollësishme për të dhënat parësore dhe dytësore, që regjistrohen në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit, rregullat për ndërveprimin me bazat e tjera të të dhënave shtetërore, si dhe nivelin e aksesimit për subjektet e interesuara në këtë bazë të dhënash në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit.

2. Regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit është një bazë e të dhënave shtetërore, nëpërmjet së cilës grumbullohet informacioni i organizuar dhe i ruajtur në formë elektronike për ҫdo vendim penal të formës së prerë, të dhënë nga autoritetet e huaja ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar, ku përpunimi dhe përditësimi i tij kryhet nëpërmjet një sistemi kompjuterik.

3. Regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit administrohet e mirëmbahet nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.

4. Përpunimi i të dhënave personale në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit kryhet në përputhje me parimet dhe kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

II. PËRMBAJTJA, ADMINISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE TË REGJISTRIT ELEKTRONIK TË GJENDJES GJYQËSORE TË SHTETASVE TË DËNUAR JASHTË VENDIT

5. Regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit përmban të dhënat për çdo vendim penal të dhënë jashtë shtetit ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar, që rezultojnë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC) të vitit 2010.

6. Regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit përmban të dhëna për:

a) gjendjen civile të personit të dënuar;
b) shtetin në të cilin është dënuar personi dhe autoriteti gjyqësor që ka dhënë dënimin;
c) vendimin penal të autoritetit gjyqësor të huaj;
ç) veprën penale për të cilën është dënuar;
d) masën e dënimit;
dh) shtetin e ekzekutimit të vendimit penal.

7. Të dhënat e regjistrit të shtetasve të dënuar jashtë shtetit në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore.

8. Të dhënat parësore, që përmban regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit, janë:

a) shteti në të cilin është dënuar personi;
b) autoriteti gjyqësor që ka dhënë dënimin;
c) të dhënat e vendimit penal të autoritetit gjyqësor të huaj, si numri i vendimit, data e vendimit dhe dispozitivi i vendimit;
ç) vepra penale për të cilën është dënuar;
d) masa e dënimit;
dh) shteti i ekzekutimit të vendimit penal;
e) të dhëna nëse vendimi penal është dhënë në mungesë, nëse ekzekutimi i dënimit penal është parashkruar apo nëse i dënuari është rehabilituar.

9. Të dhënat dytësore, që përmban regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit, janë:

a) të dhëna lidhur me përbërës të gjendjes civile, si emri, mbiemri, numri personal, numri personal për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, datëlindja, vendlindja, gjinia, emri i babait, emri i nënës, gjendja civile, të dhënat për vendbanimin dhe vendqëndrimin;
b) të dhëna referenciare nga ndërveprimi me baza të dhënash të tjera, sipas pikës 10, të këtij vendimi.

III. NDËRVEPRIMI ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE DHE NIVELI I AKSESIMIT PËR SUBJEKTET E INTERESUARA

10. Regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit ndërvepron me baza të tjera të dhënash, të cilat janë:

a) të dhëna nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
b) sistemi elektronik i regjistrimit të çështjeve gjyqësore në Shqipëri;
c) regjistri i çështjeve penale në Shqipëri;
ç) të dhëna nga baza e të dhënave të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë të autoriteteve juridiksionale të huaja, në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë.

11. Dhënës i informacionit për bazën e të dhënave në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit është:

a) ҫdo mision diplomatik në shtetin e huaj;
b) çdo autoritet tjetër publik që merr dijeni për dënimin me vendim të formës së prerë nga një gjykatë e huaj për një shtetas shqiptar, shtetas i huaj apo pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar.

12. Subjekte të interesuara janë:

a) organi i prokurorisë;
b) Policia e Shtetit;
c) organet e tjera të hetimit;
ç) çdo subjekt tjetër i përcaktuar shprehimisht me ligj apo me vendim të Këshillit të Ministrave;
d) çdo person i interesuar, të cilit i njihet ligjërisht kjo e drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

13. Niveli i aksesit në sistemin dhe bazën e të dhënave të regjistrit elektronik të gjendjes gjyqësore, të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe pa shtetësi, të dënuar jashtë vendit, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar është, si më poshtë vijon:

a) Veprimet në regjistër kryhen nga struktura përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka të drejta regjistrimi, përpunimi, raportimi, leximi, shkrimi dhe përditësimi për të dhënat e regjistruara në regjistër;
b) Subjektet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 12, të këtij vendimi, kanë të drejtë të kenë akses të drejtpërdrejtë dhe të pakufizuar në leximin e të dhënave, kur është e nevojshme për të hetuar një vepër penale;
c) Subjektet e interesuara, të përcaktuara në shkronjat “ҫ” dhe “d”, të pikës 11, të këtij vendimi, kanë të drejtë leximi të të dhënave të regjistrit elektronik.

14. Subjektet që kanë akses në regjistër ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, që aksesojnë nëpërmjet regjistrit.

15. Në rastin kur vendimet e dhëna nga autoritetet e huaja ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi janë njohur nga autoritetet shqiptare, vendimet e dhëna nga autoritetet e huaja nuk regjistrohen në regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit.

16. Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të regjistrit elektronik të gjendjes gjyqësore të shtetasve të dënuar jashtë vendit miratohet nga ministri i Drejtësisë, në përputhje me standardet, rregullat dhe procedurat e përcaktuara, sipas nenit 10, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”. 17. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

regjistri per te denuarit

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Mars 2023, 19:24 k.m.

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

Foto ilustruese KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj