LIVE UPDATES
Aktualitet

Vlerësimi i pasurive të paluajtshme/ NAREA kërkesë Begajt: Të përshpejtohet dekretimi i ligjit, vonesa po dëmton tregun e pronave

Me anë të kësaj NAREA kërkon dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”, të miratuar më 12 dhjetor 2025. 

29 Dhjetor 2025, 12:50 Nga E.d
Vlerësimi i pasurive të paluajtshme/ NAREA kërkesë Begajt:
Foto ilustruse

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me një kërkesë zyrtare. Me anë të kësaj NAREA kërkon dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”, të miratuar më 12 dhjetor 2025. 

Në kërkesë theksohet se janë rreth 500 mijë familje, të cilat presin që ky ligj të hyj në fuqi. Kjo pasi ata duan të afrojnë vlerën e pronës së tyre me çmimet e tregut. Ajo thotë se dhjetëra mijëra familje të tjera shpresojnë për një alternativë strehimi të përballueshëm, si rezultat i implementimit të këtij ligji.

Sipas tyre një vonesë e mëtejshme e Dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë negative, duke shtuar stresin në treg përtej presioneve inflacioniste, prezentë prej 18 muajsh tashmë.

Kërkesa e plotë:

I nderuar Shkëlqesia Juaj Z. BEGAJ,

Na lejoni që pikë së pari të urojmë mbarësi dhe gëzim në këto ditë të fundit të 2025.

NAREA ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet pozitive gjatë këtij viti dhe sidomos iniciativat për mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me një tatim të korrigjuar.

NAREA ka punuar ngushtësisht me Ministrinë e Financave, me Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, me Ligjvënësit dhe me çdo palë tjetër të përfshirë në proces përfshirë dhe miratimin e Ligjit Nr. 85/2025 datë 12.12.2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”.

Miratimi i Ligjit 85/2025, nuk është vetëm suksesi i punës 12 Mujore të NAREA, por dhe Një lajm i shumëpritur prej 1 vit e gjysmë tashmë:

1. Për 500 mijë familje shqiptare që presin të rivlerësojnë pasurinë e tyre në vlerën e tregut si dhe

2. Më e rëndësishmja për dhjetëra mijëra familje të tjera që shpresojnë për një alternativë strehimi të përballueshëm si rezultat i implementimit të këtij ligji.

NAREA ndjek me shqetësim zgjatjen e paarsyeshme të procesit të Dekretimit të Ligjit 85/2025 dhe për pasojë:

A. Shtyrjen e botimit në Fletoren Zyrtare

B. Vonesën e hyrjes në fuqi përtej datës 1 Janar 2026

C. Pengimin e prodhimit të Akteve Nënligjore duke çuar në situata absurde në sektor dhe aspak të favorshme për qytetarët shqiptar. Ka 1 vit e gjysmë që është dërguar propozimi. NAREA pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e Tatimit 5% për banesat, pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e Amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e Dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më negative, duke shtuar stresin në treg përtej presioneve inflacioniste, prezentë prej 18 muajsh tashmë.

NAREA bën thirrje që të Dekretohet sa më parë të Ligjit Nr. 85/2025 datë 12.12.2025 “Për

Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”, për të përshpejtuar botimin në fletoren zyrtare dhe për pasojë hyrjen në fuqi si dhe emetimin e Akteve Nënligjore.

Njëkohësisht, NAREA kërkon angazhimin sa më parë dhe bashkëpunimin e të gjithë Institucioneve, duke filluar nga Qendra e Botimeve Zyrtare, Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës në nxjerrjen sa më parë të Akteve Nënligjore dhe Udhëzimit të Përbashkët për zbatimin e Ligjit Nr. 85/2025 datë 12.12.2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”.

NAREA, organizatë me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare, është anëtare me të drejta të plota e dy organizmave më të rëndësishëm global në sektorin e real estate, e NAR (NATIONAL ASSOCIATION OF REALTORS®) me prezencë në ëashington, D.C., USA dhe CEPI (European Association of Real Estate Professions) me seli në Bruksel, EU pranë Komisionit Evropian.

Pranë CEPI, në Bruksel NAREA udhëheq Task Forcën e Përhershme të Komunikimit me Komisionin dhe Parlamentin Evropian./Dosja.al

narea bajram begaj 500 mijë familje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj