3 Shkurt 2023, 09:42
Nga A.B
Policia
VLORË- Policia ka çmontuar 26 kamera të paligjshme në Vlorë dhe në Delvinë. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 persona, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Kamerat janë zbuluar në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, aty ku janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P. Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Vlorë, Policia çmontoi në Vlorë dhe në Delvinë, 10 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve të Vlorës dhe të Delvinës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë vijuar me punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional, në Vlorë, në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P.
-Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al
kamerat e krimit
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:31
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Moti i keq në Korçë ka sjell probleme me energjinë elektrike. Bëhet me dije se rreth 300 fami...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:37
A.B
Policia
DURRËS- Policia ka zbuluar kamera të tjera të vendosur në mënyrë të paligjshme në Durrës. Shkon n...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:31
A.B
Bore
TIRANË- Reshjet e dëborës kanë qënë me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës, në Kuk&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:21
A.B
Policia
TIRANË- Vijon operacioni i koduar “Fijet“. Policia bën të ditur se janë çmontuar edhe 23 kamera të...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:16
A.B
Enjon Saliaj dhe policia
TIRANË- Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë n&...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 09:01
A.B
Kanada
KANADA- Gjykata e Lartë e Ontarios në Kanada ka dëmshpërblyer me një shumë marramendëse një shtetas shqiptar...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 08:57
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin me pas...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 08:51
A.B
Alexander Plekhanov
Në intervistë për DW, Alexander Plekhanov nga BERZH thotë se tregu në Shqipëri do të përmir&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 08:41
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonë...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 08:17
I.A
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Një aksident ka bërë një që makinë të marrë flakë mëngjesin e sotë...