Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve shqiptarë me dokumenta të rregullta në Greqi pas një viti, lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.
GREQI- Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhënat e lëshimit të lejeqëndrimeve për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë emigrantët nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare në muajin dhjetor të vitit 2022, në Greqi rezultojnë 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me lejeqëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 60.5% të të huajve me qëndrim të rregullt.
Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në dhjetor të vitit 2022 ka një rënie të ndjeshme me gati 150.000 persona krahasur me dhjetorin e vitit 2021 kur në Greqi rezultonin sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit dhe Azilit 435.642 mijë emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62.8% të totalit të të huajve me dokumenta qëndrimi. Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve shqiptarë me dokumenta të rregullta në Greqi pas një viti, lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.
Procedurat e lëshimit të lejeve të reja të qëndrimit vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërkohë që një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar dy vitet e fundit nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më në vazhdim për leje qëndrimi. Por sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një dinamikë lëvizjeje të emigrantëve që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi drejt vendeve të tjera europiane.
Sipas analistëve të emigracionit, emigrimi i ri i shqiptarëve të brezit të dytë po ndodh nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe disa prej vendeve të Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve.
Megjithë rënien e ndjeshme, emigrantët shqiptarë vijojnë të kryesojnë edhe në vitin 2022 numrin e të huajve me dokumenta qëndrimi në Greqi, duke u pasuar nga kinezët që rezultojnë me 22,951 lejeqëndrimi, të cilat përbëjnë 4,9% të totalit të lejeve të lëshuara dhe gjeorgjianët me 20.002 lejeqëndrime, të cilat përbëjnë 4,2 % të totalit të lejeve të qëndrimit.
Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin 2020, shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Pakistani kryesojnë me numrin më të madh të lejeqëndrimeve, ndërsa në vitin 2021 shtetasit nga Shqipëria, Gjeorgjia dhe Pakistani kryesonin listën e vendeve kryesore të emigrantëve të huaj në Greqi, të pajisur me lejeqëndrimi.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese TIRANË- Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmij&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, sht&eum...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka kontaktuar me avokatin e Stela Gugallajt, Klodian Skënderi, i cili thotë se...
Foto Ilustruese VLORË- Një çantë e zezë është raportuar se është parë pranë një automjeti dhe...
Aktivisti TIRANË- Dosja.al ka siguruar listën e plotë të përsonave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti". Në d...
dëmtohet ashensori në Astir TIRANË- Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar lidhur me inicidentin n&e...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se aplikacionin ‘Aktiv1sti’ e kanë shkarkuar prokurorë e gjyqtarë...
Gëzime Bashmili TIRANË- Për Gëzime Bashmilin, e hëna nga një ditë gëzimi për ditëlindjen e vajzës s&...
Foto Ilustruese TIRANË- Drogë e alkool edhe në radhët e adoleshentëve. Ky është trendi më i fundit që po t&eum...
BKH ELBASAN- Zbardhen detaje nga operacioni në Elbasan! Mësohet se Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë &ldq...