LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Kriza energjitike nxit polemikat mes qeverisë dhe opozitës

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me dhomat e tregtisë se autoritetet do të mbështesin investime të tilla fitimprurëse.

9 Shtator 2022, 19:57 Nga I.A
VOA: Kriza energjitike nxit polemikat mes qeverisë dhe opozitës
Foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë, qeveria u kërkoi sot qarqeve të biznesit të punojnë për të siguruar burime alternative energjie, si energjia diellore. Kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me dhomat e tregtisë se autoritetet do të mbështesin investime të tilla fitimprurëse. Qeveria publikoi dje një paketë të dytë masash mbi përballimin e rritjes së çmimeve, ku përfshihet edhe një tarifë e shtrenjtuar mbi energjinë elektrike për familjet, që do të shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji në muaj.

Opozita tha sot se qeveria nuk ka politika për diversifikimin e burimeve dhe prodhimit të energjisë. Një ditë pasi publikoi paketën e dytë të masave për të përballuar çmimet e rritura ndjeshëm nëpër tregje, kryeministri Edi Rama, diskutoi me qarqet e biznesit mbi situatën e vështirë ekonomike. Rama u kërkoi sot Dhomave të Tregtisë një dialog të vazhdueshëm, bazuar në studime të mirëfillta mbi klimën e biznesit në Shqipëri.

Një ndër shqetësimet kryesore ishte sigurimi i energjisë për industritë e vendit, ku zoti Rama nxiti bizneset që të investojnë në energji alternative si energjia diellore për të ulur kostot e energjisë në kompanitë e tyre, jo thjesht me mendimin se tepricat do të përkthehen si shkëmbim energjie në rrjet.

“Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar një pjesë të konsumit të energjisë vetë nga dielli është padyshim një investim që në afatmesëm është tërësisht fitimprurës dhe që ul ndjeshëm koston e energjisë për biznesin, ashtu sikundër nga ana tjetër, ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente incentivues për t’i bërë këto investime” - tha zoti Rama.

Qeveria publikoi dje një tjetër paketë masash në përballimin e tregjeve të shtrenjtuara brenda dhe jashtë vendit. Midis tyre parashikohet një çmim i dytë për ato konsumatorë familjarë që do të harxhojnë më shumë se 800 kv. orë energji. Sipas studimit të qeverisë, rreth 96 për qind e popullatës konsumon mesatarisht 800 kv, dhe vetëm 4 për qind e kapërcejnë këtë prag. Çmimi shtesë për kilovatët shtesë duket se është më shumë një masë parandaluese, që qytetarët të kursejnë energjinë, duke u përpjekur të mos e kapërcejnë atë prag.

Por opozita shprehu shqetësim për pafuqinë e buxheteve familjare për të paguar energjinë, si dhe për mungesën e politikave shtetërore në diversifikimin e burimeve të energjisë. Deputetja e Partisë demokratike, sipas një tjetër studimi, rreth 35 -40 për qind e popullatës kanë vështirësi në pagesën e energjisë elektrike, ndërsa vendet e rajonit e kanë këtë grupim në 9 mpër qind, dhe mesatarja e Be-së, është 7 për qind.

“Në një kohë kur 40 për qind e popullsisë nuk paguan dot energjinë elektrike, qeveria shqiptare ndërmori rritjen e çmimit të energjisë, e cila sipas të dhënave, do të prekë 23-24 për qind të familjeve. Kjo masë është shumë e ndryshme nga masat e ndërmarra prej vendeve të rajonit dhe ato të Bashkimit Europian, të cilat mbështesin sektorin e energjisë, si dhe mbulojnë rritjen e çmimeve për pensionistët, grupet në nevojë, kryefamiljarët etj” - tha zonja Tabaku.

Ekspertët pohojnë se energjia po bëhet një produkt përherë e më i shtrenjtë në tregjet botërore për shkak të zhvillimeve politike, ushtarake e klimatike, ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të çmimit të saj në dobi të konsumatorëve. Kompanitë prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse kanë një pozitë monopol në treg dhe kjo i jep mundësinë qeverisë, që të subvencionojë pjesën më të madhe të çmimit të saj përmes një çmimi tavan, i cili nuk ndryshoi as me masat e shpallura dje, ndonëse çmimet në bursa janë rritur ndjeshëm.

Autoritetet bënë të ditur se një çmim 4 herë më të madh të energjisë elektrike do të paguajnë vetëm ata konsumatorë, që do të harxhojnë mbi 800 kv, ndërsa të tjerët duhet të përpiqen që të kursejnë për të mos e kaluar këtë nivel, nëse nuk duan që t’i prekë çmimi i ri.

Marrë nga VOA

kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj