LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Ndihma juridike falas për qytetarët me të ardhura të pamjaftueshme në Shqipëri

Pasojat e e migracionit në mjaft zona në Qarkun e Gjiroakstrës kanë lënë pas kryesisht të moshuar që hera herës kanë nevoja për shërbime gjyqësore.

14 Janar 2023, 23:24 Nga DOSJA
VOA: Ndihma juridike falas për qytetarët me të ardhura të
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare mbylli vitin e shkuar pjesën dërrmuese të shërbimeve në sportele duke afruar shërbimet përmes internetit për qytetarët. Por shërbimet juridike për shtresat në nevojë vijojnë të mbeten aktive në 14 qendra në të gjithë vendin, të cilat mbështeten nga Ministria e Drejtësisë. Roli i këtyre shërbimeve bëhet e dhe më i rëndësishëm me hyrjen në fuqi këtë vit të hartës së re gjyqësore ku vështirësohet aksesi i qytetarëve në gjykata.

Majin e vitit të shkuar shumica e shërbimeve në sportelet e qendrave ADISA që funksiononin në Shqipëri u mbyllën dhe shërbimet për qytetarët kaluan përmes internetit. Por një nga shërbimet që vijon të ofrohet për qytetarët është ndihma juridike falas që garantohet dhe financohet nga shteti . Qendra e ndihmës juridike falas në Gjirokastër është një nga 14 të tillat në Shqipëri. Kjo qendër u vjen në ndihmë personave me të ardhura të pamjaftueshme, thotë koordinatorja Klaudia Veizi.

“Shërbimet ofrohen për kategoritë e vecanta, si mund të jenë viktimat e dhunës apo personat e përfshirë në skemat e mbrojtjes sociale, personat që përfitojnë pagesën e aftësisë e kufizuar, gjithashtu edhe persona që janë të diskriminuar, nëse kanë probleme me dokumentacionin apo kanë probleme në marëdhëniet e punës ne u afrojmë shërbim ligjor falas.

Zonja Veizi thotë se gjatë vitit të shkuar qendra ofroi rreth 240 shërbime për kategori të ndryshme të personave që nuk kanë të ardhura për të përballuar shërbimet gjyqësore.

“240 shërbime janë kryer nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike parësore në Gjirokastër, falë bashkëpunimit që ka Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike falas.”

Pasojat e e migracionit në mjaft zona në Qarkun e Gjiroakstrës kanë lënë pas kryesisht të moshuar që hera herës kanë nevoja për shërbime gjyqësore.

Kjo, si dhe nivelet e varfërisë ndikojnë tek aksesi i qyetarëve në Drejtësi, thotë avokatja Elona Frëngu.

“Për t`u paraqitur para gjykatës në një farë mënyre gjendja ekonomike ndikon sepse janë tarifat gjyqësore që ata duhet të paguajnë, shpenzimet gjyqëssore që variojnë në kosto të ndryshme dhe një pjesë e qyetarëvë nuk e kanë këtë mundësi. Një kategori tjetër janë të moshuarit që jetojnë të vetmuar pasi familjarët kanë ikur në emigracion dhe kanë nevojë të zgjidhin problemet që u janë krijuar me përfitimin e pensionit apo akte të tjera, përmes proceseve gjyqësore.”

Këtë vit pritet që në Shqipëri të nisë të zbatohet harta e re gjyqësore e cila parashikon që nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjithë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë.

Kjo pritet ta vështirësojë askesin e qytetarëve në drejtësi pasi distanca e gjykatave nga vendbanimet bëhet mjaft e madhe dhe kostot rriten. Roli i këtyre qendrave të shërbimeve falas është mjaft i rëndësishëm sidomos për kategoritë e personave me të ardhura të pakta vlerësojnë si zonja Veizi edhe zonja Frëngu.

“Qendra jonë ka një rol tepër të rëndësishëm duke qenë se gjykatat do të spostohen në një vend të caktuar për afrimin e qytetarëve të ciëlt nuk kanë mundësi ekonomike dhe kostot do të shtohen për ta. Këto shërbime përfshijnë përballimin e shpenzimeve të avokatit, tarifave gjyqësore por edhe ekspertëve të ndryshëm që kërkohen në gjykatë për procese të vecanta si mund të jenë psikologë ,topografë etj”, thotë zonja Veizi”.

“Shërbimi në këto qendra e lehtëson në një farë mënyre aksesin në drejtësi sidomos të shtresave në nevojë të cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme për t`u drejtuar në sistemin gjyqësor ose janë shtresa kryesisht të komunitetit rom, thotë zonja Frëngu. Krahas qendrave të shërbimeve juridike falas Ministria e Drejtësisë ka autorizuar edhe 15 organizata jofitimprurëse të ofrojnë shërbime të ndihmës juridike parësore falas për shtresat në nevojë për periudhën 2022-2024 Megjithë këto hapa garantimi i aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarë mbetet një sfidë për drejtësinë shqiptare ”.

Marrë nga VOA

ministria e drejtesise adisa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj