LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues nxit debate në Shqipëri

Projekti ka ngjallur debate mbi disa risi lidhur me procedurat e terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar, që aktualisht nuk janë të rregulluara plotësisht nga ana ligjore. Profesionistë të fushës së mjekësisë thonë për Zërin e Amerikës se projektligji ka mangësi dhe nuk trajton në thellësi problematikat që lidhen me fetusin dhe nënën. Një moment mjaft i diskutueshëm lidhet me përfshirjen në të, edhe të nënës zëvendësuese.

28 Prill 2024, 18:44 Nga N.F
VOA: Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues nxit debate
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur debate mbi disa risi lidhur me procedurat e terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar, që aktualisht nuk janë të rregulluara plotësisht nga ana ligjore. Profesionistë të fushës së mjekësisë thonë për Zërin e Amerikës se projektligji ka mangësi dhe nuk trajton në thellësi problematikat që lidhen me fetusin dhe nënën. Një moment mjaft i diskutueshëm lidhet me përfshirjen në të, edhe të nënës zëvendësuese.

Përfaqësues të sistemit shëndetësor dhe njohës të zhvillimeve shoqërore në vend, po ngrenë shqetësime mbi projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues. Mjeku obstetër gjinekolog, Astrit Bimbashi thotë për Zërin e Amerikës se së bashku me një grup të gjerë mjekësh, ishin në pritje të rregullimeve ligjore për terapinë e riprodhimit mjekësor të asistuar. Prej 20 vitesh në këtë fushë nuk ka asnjë kontroll thotë ai, ndërsa shton se edhe ky projektligj lë mjaft paqartësi.

“ Projektligji është i mangët sepse nuk përmend incentiva sociale as psikologjike as ekonomike, pra asgjë. Thjesht lejohet apo ndalohet. Përfshirja e termit seksual dhe riprodhues i ka manipuluar ata që kanë bërë këtë ligj, për ta quajtur riprodhimin si terapi të riprodhimit të asistuar. Unë mendoj që ajo fjala “seksual” në emërtimin e projektligjit duhet të hiqet dhe të mbetet ligji i shëndetit riprodhues, që ka disa pika bazë: parariprodhimin, riprodhimin dhe postriprodhimin, adoleshencën, nënën që lind bebin nga 0-6 vjeç, si dhe postriprodhimin menopauzën deri në vdekjen e gruas. Por që të bësh 7 faqe për terapinë mjekësore të riprodhuar dhe të lesh me tre rreshta një problem madhor në Shqipëri që është shëndeti feto-amtar, ne nuk na duket e drejtë”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

Përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate. Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

Aktualisht në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligj prej më shumë se dy dekadash, dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private. Por në disa të tilla, edhe pse nuk parashikohet në ligj, prej disa kohësh kryhen edhe procedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe “surrogacia”. Mjekja obstetër-gjinekologe Afërdita Manaj, e mirëpret përfshirjen në projektligj të kësaj teknike në shëndetin riprodhues, për t’i ardhur në ndihmë mirëqenies familjare dhe një gruaje që nuk mund të lindë.

“Surrogacia është e nevojshme. Të mos mbyllim sytë dhe të sillemi sikur këtu nuk është bërë. Prandaj duhet të rregullohet me ligj, të jetë i kontrolluar nga shteti. Të vendosen taksa për këtë shërbim mjekësor dhe të kontrollohet. Të mbrohen dhe të drejtat e njeriut. Ligji shmang abuzimet”- shprehet Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

Fusha e veprimit të projektligjit është edhe për shtetasit e huaj, që nënkupton se edhe ata mund të kryejnë në Shqipëri procedurat e riprodhimit mjekësor të asistuar, përshirë dhe surrogacinë. Ligjërimi i nënës zëvendësuese në Shqipëri, synohet në një kohë kur Parlamenti Evropian sapo ka miratuar rregulla të reja për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Ligji i ri që u u miratua me 563 pro, 7 kundër dhe 17 abstenime, penalizon gjithashtu martesën e detyruar, adoptimin e paligjshëm dhe shfrytëzimin e zëvendësimit, ose sic quhet ndryshe të surrogacisë, në nivel të BE-së.

Mjeku obstetër gjinekolog Bimbashi edhe pse pranon se ka kryer procedura të tilla, në sistemin privat shëndetësor, është skeptik për to.

“Ne si klinikë kemi kryer dikur raste, por kurrë ndonjëherë me pagesë. Duke qenë një çështje shumë delikate i kërkonim gruas që ta gjente vetë nënën zëvendësuese. Është tragjedi për një çift bashkëshortësh të mos arrijë të bëjë fëmijë. Por nga ana politike kur shoh që Parlamenti Europian voton me 563 vota kundër surrogacisë, dhe vetëm 7 vota pro do të thotë që ti nuk mund ta kthesh këtë produkt në atë që mendon ti ta bësh”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

Kryerja e procedurave të riprodhimit mjekësor të asistuar përmes nënës zëvendësuese është një praktikë shumë e kushtueshme, thonë specialistët dhe mund të nxisë abuzime.

“Jam shumë dakort që të kryhet surrogatizmi për nënat që kanë nevojë, por duhet të ketë kritere shumë të forta. Duhet të përcaktohen disa diagnoza që ndikojnë te çiftet të mos kenë fëmijë dhe shkojnë drejt surrogatizmit. Nëse e lemë të lirë pa kontrolle të forta, pra që mund të vijnë dhe të huaj të bëjnë surrogatizëm në Shqipëri, për diagnoza që mund të sajohen, apo të krijohen në mënyrë false dhe nga mjekët, mund të na çojë në abuzime për shkaqe përfitimi”- thotë për Zërin e Amerikës Alban Haxhi, mjek obstetër gjinekolog.

Një prej aspekteve të tjera të projektligjit ku ndalen njohës të fushës së mjekësisë dhe të zhvillimeve shoqërore, lidhet dhe me rritjen e kohës për ndërprerjen e shtatzanisë, me dëshirën e gruas për arsye të ndryshme, nga 12 javë në 14. Ende janë të paqarta arsyet e këtij përkufizimi të ri ligjor, por eskpertët mendojnë se kjo shtyrje në kohë ngjall shumë diskutime pasi gjinia e fetusit bëhet e dallueshme dhe kjo mund të nxisë fenomenin e abortit selektiv.

“Shtyrja e afatit për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë nga 12 në 14 javë i jep mundësi prirjes kriminale të abortit selektiv, për shkak të dallimit të gjinisë së fetusit. Kur vjen puna për abortin selektiv ne krahasohemi me Azerbajxhanin dhe disa vende të tjera që e kanë në nivel të lartë. Unë mendoj se aborti selektiv është kriminal”- shprehet për Zërin e Amerikës Gëzim Tushi, sociolog.

Edhe mjekja gjinekologe Afërdita Manaj, menon se në këtë kuadër projektligji duhet riparë.

“Ndoshta nuk duhej lejuar ndërprerja vullnetare e shtatzënisë nga java 12-14. Deri në javën 12 ishte mirë. Nuk jam e mendimit që kjo të bëhet rutinë sepse shumë njerëz këtë mund ta shfrytëzojnë për të zgjedhur gjininë e fëmijës”- argumenton Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

Ministria e Shëndetësisë në një reagim publik pas qëndrimeve kritike mbi elementët e rinj që sjell projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, u shpreh se ky dokument i është nënshtruar konsultimit publik që do të ndihmojë në përthithjen e mendimeve të grupeve të interesit dhe garanton se në fund të këtij procesi projektligji do të reflektojë dhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime.

Marrë nga VOA

projekligji per shendetin seksual dhe riprodhues

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj